Përse jemi të prirur drejt konsumimit të çokollatës dhe produkteve të tjera me përmbajtje sheqeri kur jemi të stresuar ?
Një ekip hulumtuesish japonezë kanë identifikuar neuronet përgjegjëse.
Shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Shkencave Fiziologjike, në prefekturën e Aichis, zbuluan se kur disa neurone përgjegjëse aktivizoheshin tek minjtë për t’iu kundërpërgjigjur stresit, atëhere dëshira për karbohidrate rritej ndjeshëm.
Ishte e dukshme që brejtësit në fjalë konsumonin tre herë më shumë porcione me përmbajtje sheqeri se në kushte normale duke përgjysmuar edhe konsumimin e yndyrave.
”Ky studim, që pritet të publikohet në botimin online të revistës amerikane “Cell Reports”, është i pari që demonstron rolin e trurit në preferencat për karbohidrate apo yndyra”, sqaroi Yasuhiko Minokoshi, i cili drejton kërkimet.
“Shumë persona që konsumojmë një sasi të konsiderueshme sheqeri kur janë të stresuar kanë tendencë të mendojnë se është faji i tyre, pasi nuk arrijnë dot të kontrollojnë impulset e tyre, ndërsa në fakt kemi të bëjmë me një çështje të neuroneve”, tha ai për median.
Hulumtuesi duke dashur të tregohet i kujdesshëm theksoi se do të duhej kohë përpara se të nxirrte përfundime konkrete, transmeton kosovapress. ”Paralizimi i neuroneve në rastin konkret mund të ketë efekte anësore”, paralajmëroi ai./KosovaPost/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re