Kryetari i Komitetit Republikan të Senatit, Mitch McConnell, i cili njihet dhe si një aleat i presidentit Donald Trump, tha se ai ka shmangur Shtëpinë e Bardhë që nga gushti për shkak të vigjilencës së pamjaftueshme aty  kundër COVID-19.

‘Unë nuk kam qenë në Shtëpinë e Bardhë që nga 6 gushti. Kam përshtypjen se mënyra e tyre e trajtimit (virusit koronar) është e ndryshme nga e imja dhe nga ajo që unë sugjerova në Senat, dhe kjo është mbajtja e maskës dhe mbajtja e një distance fizike,” tha McConnell, një senator nga Kentucky.

Trump doli pozitiv për koronavirusin një javë më parë, ndaj dhe kaloi tre ditë në spital para se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.

Gruaja e Trump, Melania është gjithashtu e infektuar.

Një numër këshilltarësh dhe punonjësish të Shtëpisë së Bardhë janë infektuar me virusin koronar, kryesisht pasi njoftuan emërimin e një gjykatëseje të re të Gjykatës së Lartë, gjithashtu  dhe ajo e infektuar.

Shtëpia e Bardhë gjithnjë e më shumë duket si një vatër COVID dhe për këtë arsye është shënjestra e kritikave për menaxhimin e krizës sanitare.

Vetë Trump organizoi disa ngjarje pa mbajtur një distancë fizike dhe pa maskë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re