Presidenti Ilir Meta komentoi mbrëmjen e sotme deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili se kishte “një lajm të keq për presidentin Meta”, lidhur me çështjen e bllokimit të Rinasit.

Kreu i Shtetit tha I quajti këto “deklarata rrumpallë”, të cilat sipas tij nuk kanë lidhje me përgjegjshmërinë e një kryeministri apo për situatën e krijuar në Rinas.

Pyetje: Si e komentoni deklaratën e kryeministrit Rama: “Ilir kam një lajm të keq”?

Meta: Më deklaratë rrumpallë se kjo nuk ka. Kjo nuk ka lidhje me përgjegjshmërinë e një kryeministri normal, as me situatën e krijuar në Rinas. Por ky është një provokim për presidentin e Republikës. Në ditët në vijim do të shikoni dhe lojëra të tjera. Lajmi i zi për ata që nuk dëshirojnë, është se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen.

Pyetje: Kur u sulmon Rama, pse u bën bashkë me Saliun?

Meta: Rama është i tmerruar nga personaliteti i zotit Berisha. Ai është njeri me karakter të fortë në politikën shqiptare. Dhe Rama nuk mund të ndërtojë marrdhënie kur ka pushtetin në dorë. Po ashtu është i tmerruar dhe personaliteti im.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re