Një histori e bukur është publikuar në rrjetet sociale për një kirurg të famshëm egjiptian, i cili la klinikën e tij në Kajro dhe erdhi në Gaza për të ndihmuar në trajtimin e palestinezëve të plagosur.

Bëhet fjalë për dr. Ahmed Abdel Aziz, Profesor i Kirurgjisë Ortopedike në Fakultetin e Mjekësisë Qasr Al-Aini, Universiteti i Kajros.

Aktivistët palestinezë dhe kolegët e tij mjekë në Gaza e quajtën Dr. Ahmed Abdel Aziz “me krenarinë e vërtetë të arabëve dhe myslimanëve”.

 “Ky është doktor Ahmed Abdel Aziz, një nga ortopedët më të famshëm në Egjiptin e dashur. Kur lufta u intensifikua në Gaza, ai la klinikën e tij të famshme, i tha lamtumirë familjes dhe vendit të tij dhe u nis për në Gaza. Ai kreu një numër të madh operacionesh delikate në kohë rekord dhe shpëtoi shumë jetë. Pavarësisht nga graviteti i situatës këtu, ai nuk është larguar për asnjë moment nga Gaza apo banorët e saj. Përkundrazi, sot ai u nis për në veri të Gazës me delegacionin e parë mjekësor që mbërriti atje pas 195 ditësh luftë. Kur njerëzit e pyetën: ‘A nuk i frikësoheni atij rreziku?’, mjeku u përgjigj: ‘Jam 75 vjeç dhe kam ardhur këtu të vdes’”, është shkruar për të në rrjetet sociale. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re