Enver Kolina është një biznesmen i suksesshëm në SHBA, raportin ABC News.

Ai jeton prej vitesh në Dallas dhe zotëron një sërë sipërmarrjesh, përfshirë restorante dhe markete.

Në një intervistë për “ABC-ja e Mëngjesit”, ai rrëfeu se u largua nga Plava e Malit të Zi dhe shkoi në SHBA në vitin 1988.

“E kam nisur prej zeros, duke larë enët. Më pas hapa një dyqan me ushqimet tona. Më pas hapa diçka me restorantet”, tha ai duke treguar se si nisi të përfshihej në biznes.

Ai saktësoi se për të shkuar në Amerikë ka kaluar nga kufiri i Meksikës, vend në të cilin sot ai ka blerë edhe një shtëpi.

Pse pse njihet si Tony Montana aty në Dallas, personazhi i famshëm i “Njeriut me shënjë” luajtur nga Al Paçino?

Sipas shpjegimit të tij, ai ngjan fizikisht me Tony Montanan e jo se ka jetën e tij, si dhe nga fakti se zotëron një koleksion me makina të shtrenjta, të cilin ai e cilëson si një “minimuze personal” të tijin.

Kujtojmë se dhe në film, Tony e nisi si pjatalarës jetën e re amerikane, ardhur gjithashtu nga kufiri meksikan si një kuban i ikur nga vendi i tij komunist, për devijuar më pas në jetën me sfond kriminal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re