Letrat e lagura, të përdorura për të pastruar duart, grimin apo gjëra të tjera, të cilat mund të zhduken krejtësisht gjatë dy dekadave të ardhshme pasi ndikojnë në mjedis.

Qeveria britanike ka njoftuar se plani për të eliminuar mbetjet plastike përfshin edhe produktet që përdoren vetëm një herë, si letrat e lagura.

Këto lloj letrash përmbajnë atë plastikë që nuk ekspozohet ndaj baktereve.

Pra, prodhuesit ose do të duhet të krijojnë letra që nuk përmbajnë plastikë ose konsumuesit do duhet të mësohen pa to.

Sipas BBC, 93% e kanalizimeve të bllokuara në Britani janë të shkaktuara nga letrat e lagura. Kjo ka bërë që qeveria dhe industria të përqendrohen në bindjen e konsumatorëve që të mos i hedhin ato në sistemin e ujërave të zeza.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re