Një herë pranë bregut të detit Trivandrum, një zotëri i moshuar po lexonte Bhagavad Gitën.

Në atë kohë, një i ri i talentuar ateist erdhi dhe u ul në krah të atij zotërie.

Duke parë të moshuarin ndërsa lexonte një libër të filozofisë së fesë, i riu u tall duke thënë: “Në epokën e shkencës, vetëm budallenjtë preferojnë të lexojnë libra të modës së vjetër si Bhagavad Gita.

Nëse do t’i kishit kushtuar të njëjtën kohë shkencës, deri tani, atëherë kjo do ta kishte ndihmuar vendin tonë të arrinte një lartësi të madhe.”

Zotëria i moshuar nuk tha asgjë dhe pyeti: “Kush je ti? Çfare po ben?”

Djali i ri u përgjigj: “Unë jam i diplomuar në shkenca në Kalkuta. Unë kam ardhur për të bërë një karrierë në Qendrën Kërkimore Atomike Bhabha.”

I riu i shpjegoi më tej të moshuarit t’ia kushtonte vëmendjen e tij kërkimit shkencor pasi duke lexuar Bhagavad Gita, ai nuk do të mund të arrinte asgjë.

Zotëria i moshuar buzëqeshi dhe u ngrit të largohej. Sapo u ngrit, katër roje sigurie e rrethuan dhe shoferi i tij solli makinën e tij zyrtare të pajisur me fener të kuq.

Duke parë këtë situatë, të riun, e zuri paniku dhe pyeti: “Kush je ti?”

Zotëria u përgjigj me një buzëqeshje, “Vikram Sarabhai. Kryetar i Qendrës Kërkimore Atomike Bhabha.

Ishte e njëjta qendër ku i riu kishte ardhur për të bërë karrierën e tij në shkencë.

(Vikram Ambalal Sarabhai ishte një shkencëtar dhe novator indian, i konsideruar gjerësisht si Babai i Programit Hapësinor të Indisë.)

Në atë moment, kishte 13 organizata kërkimore në emër të Vikram Sarabhai, së bashku me të cilat ai ishte edhe Kryetar i Komitetit për Planifikimin Atomik, duke u emëruar në atë detyrë direkt nga Kryeministri i Indisë.

I riu ndjeu turp për arrogancën e tij dhe u shkreh te këmbët e Sarabhait, duke qarë me të madhe.

Sarabhai i kërkoi të ngrihej dhe tha: “Pas çdo krijimi, qëndron gjithmonë Krijuesi. Avancimi i shkencës e ka bërë të pakuptueshme vijën ndarje midis saj dhe fesë. Zbulimet e kohëve të fundit të fizikës kuantike, dhe gravitetit kuantit i kanë hedhur poshtë shumë nga ligjësitë e përhershme të fizikës, duke na çuar në një terren ku e panjohura mbretëron sërish, dhe ndarja e shkencës nga feja është e pamundur, madje ato janë dy anë të së njëjtë medalje.”

Njerëzit e sotëm ateistë, duke thirrur emrin e shkencës, mund të kërcejnë sa të duan, por Historia ka dëshmuar se Shkenca është krijuar vetëm nga Teistët Besimtarë të Zotit.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re