Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, ku në qendër ka qenë diskutimi për mandatin e Olta Xhaçkës.

Gazment Bardhi kërkon nga Xhaçka që ti dorëzohet drejtësisë dhe mos të fshihet. Nga ana tjetër, deputetja socialiste thotë se të gjitha akuzat që janë hedhur mbi të janë shpifje.

Deputetja Xhaçka iu drejtu Bardhiut duke i thene se “Ke ardhur këtu me ngjyrat e partisë, me interesat e vogla të ditës për të bërë inkuizitorin e madhe, por nuk te shkon”.

Replikat: 

Bardhi: Si rregull nuk duhet të ishte fare deputete,. Nuk ka asnjë pretendim jashtë atyre që ka thënë opozita. Rezulton se në pronën që i ka dhënë Edi Rama  i ka dhënë bashkëshortit të zonjës që i bëri avokatin këtu, janë 11 mijë metra katror që janë grabitur me dokumente të falsifikuara. Pasi i kanë falsifikuar letrat për 5 ditë kanë kaluar pronat në pronësi të  bashkëshortit. Nëse zonja pretendim se gjithçka që ka thënë opozita nuk ekziston pse fshihet dhe nuk shkon në Gjykatën Kushtetuese, pse është lidhur pas pantallonave të Ramës dhe nuk shkon në GJK. Kaq duam ne. Pse fshihet drejtësia? Nga drejtësia fshihen kriminelët.

Xhaçka: Nuk besoj se jem i mbledhur për të diskutuar shpifjet dhe akuzat që hidhen në adresë time. E Para kryeministri nuk shpërndan prona, e dytë cilido që njeh sadopak ligjin e pronave e dinë që AMTP, vendimet e kthim kompensimet të pronave, vendimet e gjykatave vendosen mbi një hartë që nuk është e regjistruar si shtetërore zoti Bardhi. Ke ardhur këtu me ngjyrat e partisë, me interesat e vogla të ditës për të bërë inkuizitorin e madhe, por nuk te shkon.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re