Pse ekspertët rekomandojnë spageti si format ideal të makaronave për dietë: sepse kan indeks më të ulët glicemik dhe ngopje më të madhe.Kur bëhet fjalë për dietën, mes formave të ndryshme të makaronave, spageti del si zgjidhja më e mirë.

Kjo është arsyeja pse – siç raporton Focus – preferohet nga llojet e tjera të makaronave, veçanërisht makaronat e shkurtra.

Po pse spageti është formati ideal i makaronave për dietë?

Spageti karakterizohet nga një indeks glicemik 15-20% më i ulët se makaronat e shkurtra, falë formës dhe strukturës së tyre që ngadalësojnë tretjen e niseshtës.

Kjo ndihmon në mbajtjen e niveleve të sheqerit në gjak të qëndrueshme, duke shmangur pikat e glicemisë dhe duke rritur ndjenjën e ngopjes.

Për më tepër, koha më e shkurtër e gatimit të spagetit, rreth 5-6 minuta, ruan më shumë fibra dhe proteina, duke e bërë atë një opsion superior nga ana ushqyese të përshtatshme për një dietë të ekuilibruar.

Gatimi al dente është thelbësor për të mbajtur një indeks të ulët glicemik, pasi makaronat e ziera shumë kanë tendencë të lëshojnë niseshte më shpejt, duke rritur rrezikun e rritjes së glicemisë.

Opsioni integral është më i miri

Për ata që kërkojnë mbështetje shtesë në dietën e tyre, spageti integral përfaqëson një zgjedhje edhe më të favorshme.

Makaronat me miell integral, në fakt, përmbajnë një sasi më të madhe fibrash sesa makaronat e rafinuara, dhe kjo kontribuon në tretje më të ngadaltë dhe një ndjenjë më të madhe të ngopjes.

Fibrat, përveç që nxisin kalimin nëpër zorrë, ndihmojnë edhe në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Prandaj, duke i përdorur spagetit integrale është  zgjidhja ideale për ata që duan të humbasin  peshë ose të kontrollojnë indeksin e tyre glicemik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re