Skip to content

“Pse më denoncove për hapësirat e zëna?”/ Rrihet brutalisht pronari i restorant “Tokyo”. Autori Ferhat Kaja i “Stockholm”

87b650e7 f287 4842 aec8 5cdd9ecc28a1 770x432 1

Një përplasje fizike është regjistruar mbrëmjen e së hënës në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë. Laert Kasaj, pronari i restorantit “Tokyo”, është dhunuar në mënyrë brutale nga disa persona.

Sipas burimeve policore autorët e dyshuar të sulmit janë Ferhat Kaja dhe një person tjetër i afërm i tij, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Të dy dyshohet se janë pronarë të lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi ngjarja.

Konflikti mes palëve ka degjeneruar në përleshje fizike, me përdorim të dhunës. Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”, ku dyshohet se e ka akuzuar se ka dërguar informacion te institucionet për zaptimin e hapësirës publike.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar.