Kryeministri Edi Rama ka folur sërish pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste ku u pyet ndër të tjera se pse merret me shumë me presidentin e vendit Ilir Metën, sesa me kreun e opozitë Lulzim Bashën.

“Është e natyrshme se problemi më madh për shqiptarët në të ardhme quhet Ilir Meta dhe LSI, ky është problemi i madh në të ardhmen e Shqipërisë. E meritonte prandaj ja kushtova një orë fjalim.”- tha Rama.

Gazetarët: Bushati do të jetë në lista apo do ti caktohet detyrë si komisioner i Mediave pranë OSBE-së?

“Ditmir Bushati është një person që ka kontributet e veta, mund ti bëj të dyja mirë këto, por dhe një të tretë që nuk ka lidhje me këtë. Në fund do të kemi skuadrën më të mirë dhe efikase që do të fitojë 25 prillit.”- tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re