Stella Stellina e Ermal Metës në Sanremo ka pështjelluar paq politikën dhe kulturën italiane, gati të gjithë shoqërinë e atyshme.
Një këngë me dimension të fortë human, por kur kryqëzohet politika dhe gjeopolitika, ka bërë që ky këngëtar me origjinë shqiptare të mos jetë madje as në statuset e kryeministrit Rama.
Ky i fundit, asnjë rast të ngjashëm nuk do e linte pa ndonjë dedikim në rrjete. Por kësaj here hesht, sikur nuk e ka dëgjuar Stella Stellina-n sikur nuk e njeh Ermal Metën, sikur nuk e ka hiç mendjen te Sanremoja. Sepse në fakt, ajo këngë që në pak ditë është bërë e dashur për çdo italian e jo vetëm, duke marrë qartazi çmimin e publikut si më meritorja për ta fituar festivalin e famshëm italian, është një denoncim njëherësh për atë e sojin e tij që mbështesin paturpshëm gjenocidin izraelit në Gaza.
Ndaj dhe do ishte interesante të shihej nëse kishte një status nëse Ermal Meta do e fitonte vërtet Sanremon.
Në fakt, ai e ka fituar, thjesht çmimi nuk është dhënë. Një këngë ka bërë që të shkundë të gjithë atë skotë politike që ka ulur kokën ndaj shtetit të ndyrë sionist, si dhe atë skotë kulturore të rënë në gjumë e të zhveshur nga kauzat.
Me Stella Stellina-n, Ermal Meta po i kthen edhe famën e zbehur fest-këngës së famshme italiane, parë kjo kulturalisht. Por nëse do ishte vetëm kjo, Rama do ishte marrosur pas Metës(Ermal), por ja ky djalë e ka bërë të hesht, trupshëm. /tesheshi.com/



