Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Arlen Hasanajn, personin e dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të FSHF-së, Armando Duka.
Avokati mbrojtës i Hasanajt, Ilia Ilia, tha se vendimi është tërësisht joligjor dhe i gabuar, pasi klienti i tij ka dhënë prova përmes pamjeve filmike, se ka qenë në një vend tjetër, në momentin kur është vënë tritoli në banesën e Dukës.
Ilia tha se mbajtja në burg e Hasanajt, bëhet për të pasur një fajtor, ndërsa përmendi dhe presionet politike për këtë çështje.
Ilia u shpreh se është qartësisht e dukshme, në krahasimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, se Hasanaj dhe autori i vendosjes së tritolit kanë veshje të ndryshme, dhe klienti i tij nuk ka pasur asnjë arsye që të kryejë këtë akt ndaj banesës së Dukës.
“Organi i akuzës në kohën kur ka kundërshti nga pamjet filmike, hedh idenë se mund të kenë qenë dy autorë, ka një interes që për fat të keq i janë nënshtruar gjykata dhe organi i akuzës. Pretendojnë se kanë marrë vendime për të kryer ekspertiza të ndryshme, ndërkohë që nuk kanë bërë eksperimentin e veshjes, vetëm në pamje vizive del që i mbrojturi prej meje ka qenë i veshur me xhup, ai me kapuç. Njëri ka atlete nike, tjetri ka atlete adidas.
Nuk ka asnjë provë, që të provojë se ky ka pasur konflikt me Dukën, as nga bizneset, nuk ka asnjë provë të provojë mo. Pse mo një gomar buzëbardhë ka?
Ka një dëmtim mes gishtit tregues, që sipas akuzës krijon dyshim se mund të ketë lidhje me autorësinë e ngjarjes, si shenjë baruti. Ndërkohë që autori që ka kryer aktin, ka pasur doreza. Mjeku ligjor ka kryer ekspertizën që në komisariat, nuk ka gjurmë djegie fare. Ne do të ndjekim rrugën ligjore të ankimit, se nuk kemi mundësi të tjera”, u shpreh Ilia.
Vetë Hasanaj ka mbajtur qëndrim mohues për autorësinë e ngjarjes, ndërkohë që dhe vetë Duka ka thënë se nuk ka pasur asnjë njohje apo konflikt me autorin e dyshuar.
Megjithatë, Gjykata ka vendosur që Hasanaj të vijojë të mbahet në një masë sigurie me karakter shtrëngues. Avokati tha se çështja do të apelohet prej tyre.
Dalin detaje të reja/ Eksplozivi në banesën e Armand Dukës, autori i dyshuar Hasanaj kërkon pafajësinë, ishte në qendër tregtare në momentin e shpërthimit (Fax News siguron pamjet filmike)
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
