Besimi, fetë, njeriu në raport me to, mbeten gjithëerë tema në trajtim e debat. Fakt është që shumëçka trajtohet sillet rreth Islamit, një besim gjithnjë në përhapje e përqafim nga shumë njerëz, në mbarë botën, edhe pse kanë lindur në të tjera besime apo u përkasin nacionaliteteve pa traditë islame. Kjo, edhe pse bota islame nuk është pararendëse e zhvillimeve botërore në rrafshin ekonomik.

Pamja impresionuese e Fiter Bajramit nga Tirana

Një autor i tematikave mbi Islamin dhe muslimanët, dr. Xhasim el-Mutawa, sjell rastin e një amerikani të bërë musliman, i cili rrëfen se çfarë e tërhoqi në këtë besim.

Fillimisht, ai i është përgjigjur një kinezi mbi urtësinë e namazit, faljes 5 ditore të një muslimani.

“Pse falesh pesë herë në ditë?” A nuk të mjafton të falesh një herë?”, i tha Mustafait një kinez.

Mustafai iu përgjigj: “Zoti e krijoi njeriun nga trupi dhe shpirti dhe secili prej tyre ka nevojë për kujdes dhe pastërti. Ne muslimanët marrim abdes pesë herë në ditë për hir të pastërtisë së trupit, kurse sa i përket shpirtit, falemi pesë herë në ditë për hir të pastërtisë së shpirtit dhe lumturisë së tij”.

Kinezit i bëri përshtypje përgjigja e amerikanit dhe kjo përgjigje ishte arsyeja e konvertimit dhe të tij në Islam, shkruan El-Mutawa

Mustafa është një i ri amerikan, i cili u konvertua në fenë islame në moshë të vogël dhe tani ndodhet në Mekë për të përfunduar disertacionin e doktoraturës.

Ai tha: “Dy gjëra më ranë veçanërisht në sy: së pari, në moshë të re pashë në TV muslimanët duke u falur në Mekë, duke u befasuar nga qetësia dhe përulësia e mijëra njerëzve paçka një nxehtësie të papërshkrueshme, pa u ankuar, vetëm t’iu afruar Zotit të Plotfuqishëm. Dhe gjëja e dytë është marrja e përgjegjësisë.

Sapo pranova Islamin, ndjeva se besimi im më detyroi të përhap të mirën dhe të bëhem i dijshëm, siç e kërkon obligativisht ky besim. Dhe ja, tani jam afër disertacionit tim të doktoraturës”.

Mustafa është tridhjetë vjeç, i martuar dhe ka një vajzë. Gjatë bisedës ai më tha edhe këtë: “Kur isha në shkollë të mesme në New York, isha i vetmi musliman në mesin e 500 studentëve që ishin të krishterë, hebrenj dhe ateistë. Kam vuajtur ofendime të shpeshta nga disa studentë që talleshin me besimin tim në Islam, por e trajtova me durim dhe mençuri. Më konkretisht, dola i pari në rezultate, duke iu imponuar respekt për këtë”.

Sa i përket llojit të faljes së muslimanit – namazit, autori vijon:

Më kujtohet një seancë rinore ku pati një dialog midis një të riu të krishterë dhe një muslimani.

I krishteri tha: “Zoti na do ne të krishterët dhe hebrenjtë më shumë se ju muslimanët”.

Një i ri musliman pyeti: “Dhe si e di ti se Zoti ju do më shumë?”

Ai u përgjigj: “Sepse Zoti na ka liruar nga lutja. Ne dhe hebrenjtë lutemi vetëm një herë në javë dhe kjo është një nga shenjat e dashurisë së Zotit për ne”.

I riu musliman iu përgjigj: “Por ky shembulli yt dëshmon të kundërtën e asaj që thua”.

“Si është kështu”, pyeti i krishteri?

Muslimani u përgjigj: “Më lejoni t’ju jap një shembull…Domethënë, nëse prindërit e divorcuar nuk pajtohen që të shohin fëmijët e tyre, dhe gjykatësi vendos që fëmijët duhet të shihen një herë në javë, por njëri nga prindërit kundërshton dhe kërkon që shikimi të jetë i përditshëm, çfarë mendoni për kërkesën e tij?”

I krishteri tha: “Ai ka të drejtë, sepse prindit i pëlqen t’i shohë fëmijët e tij çdo ditë”.

Muslimani iu përgjigj: “Sigurisht që ka të drejtë, prandaj po ju them se edhe Zoti e pëlqen që robi i Tij të komunikojë me Të çdo ditë dhe komunikimi të jetë disa herë gjatë ditës, gjë që ne muslimanët e bëjmë duke u falur pesë herë në ditë”.

Urtësia dhe përparësia e madhe e namazit është mbajtja dinamike e raportit Zot-rob, pra Krijues-krijesë, duke bërë i dyti të jetë në nivelin më të lartë të vetëdijes e kujdesit për të mos rrëshqitur në punë të urryera nga Zoti, në kuptimin social të fjalës, ose ndryshe gjynahe apo mëkate, në kuptimin fetar të fjalës. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re