Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar në studion e emisionit “Log.”në Panorama TV foli për sulmet kibernetike që u bënë nga Irani pak muaj më parë.

Sipas tij, këto sulme kanë motive politike dhe sipas tij ka lidhje me aktivitetin e muxhahedinëve në vendin tonë.

Lleshaj u shpreh se ka pasur edhe tentativa për sulme fizike, ndërsa u shpreh se Shqipëria duhet të jetë e përgatitur edhe për t’u mbrojtur nga sulmet e vogla jo shtetërore, siç janë ato kriminale.

“Sulmet kanë motive politike dhe nuk bëhen kot. Aktiviteti i muxhahedinëve në Shqipëri është edhe politike, që nuk duhet të ishte.

Ata nuk është se kanë hequr dorë nga ambiciet politike, duke i bërë ata target, dhe si pasojë edhe Shqipëria është bërë target.

Ka pasur edhe tentativa për goditje fizike. Është krijuar kjo situatë me praninë e muxhahehedinëve.

Kur futesh në një aleancë si ajo e NATO-s duhet të përfitosh nga benefitet, por duhet të marrësh edhe rreziqet.

Kibernetika është një fushe e re, përmes hapësirës kibernetike zhvillohen aktivitete kriminale deri në sulmet e nivelit shtetëror. Shqipëria duhet të jetë e përgatitur për tu mbrojtur edhe nga sulmet e vogla jo shtetërore, siç janë ato kriminale”, tha Sandër Lleshaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re