Për shkak të konfliktit në Ukrainë, supermarketet në Gjermani aktualisht kanë pengesa në shpërndarjen e ushqimeve të caktuara.

Përveç miellit dhe makaronave, produktet e prekura përfshijnë disa vajra bimore, si vaji i lulediellit.

Mungesa e këtyre produkteve është problem edhe për sjelljen e blerjeve të klientëve.

Ashtu si në fillim të pandemisë, njerëzit po grumbullojnë sërish rezerva.

Supermarketet gjithashtu po lufton me kërkesën e lartë për vaj luledielli. Raftet janë bosh, dhe klientët janë në kërkim të dëshpëruar për vaj – kështu që mund të ndodhë që ata të ngatërrojnë dhe produktet gjatë blerjes, raporton Fenix-magazine.

Për të shmangur këtë gabim, stafi i një prej supermarketeve bashkangjiti një shënim në shishet me 5 litra “Summer Sun Clear”.

“Nuk është vaj!”, thuhet në mesazh.

Një klient e vlerësoi këtë këshillë. Ai e vuri re etiketën ndërsa bënte pazar dhe e shpërndau pamjen në Tëitter.

“E pranoj se isha gati ta blija”, shkroi ai në Tëitter.

Mesazhi e shpëtoi atë nga blerja e gabuar. Nuk dihet nëse dhe sa klientë para tij kanë ngatërruar pesë litra vaj me pesë litra larës xhamash. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re