Për muaj të tërë, shkencëtarët kanë studiuar dhe mbledhur të dhëna rreth rasteve dhe vdekjeve për të kuptuar pse COVID-19  vepron në mënyra të ndryshme në të gjithë globin, me faktorë të caktuar si mosha e popullsisë që shihet si ndër përcaktuesit më domethënës, shkruan ZDNET

Tani, një nga studimet më të mëdha të kryera në lidhje me COVID-19 në SH.B.A. ka zbuluar se mbipesha e pacientëve ishte faktori i vetëm më i madh, pas moshës i personave të prekur nga virusi.

“Gjendja më  kritike ishte mbipesha, me një raport thelbësisht më të lartë të shanseve se çdo sëmundje kardiovaskulare ose pulmonare,” shkruani autorin kryesor Christopher M. Petrilli nga Shkolla e Grosmanit të NYU dhe kolegët e tij në një artikull.

Ndër të tjera, prania e mbipeshes në studim tregon për një rol potencialisht të rëndësishëm të inflamacionit të shtuar në pacientë – një fenomen që ka qenë një temë e gjerë e shumë spekulimeve në studime të shumta të sëmundjes.

Petrilli dhe kolegët në Shkollën Grossman, së bashku me mjekët në qendrën shëndetësore të NYU Langone, studiuan të dhënat elektronike të 4,103 pacientëve që rezultuan pozitivë me COVID-19 në sistemin e kujdesit shëndetësor të qytetit të Nju Jorkut midis 1 Marsit dhe 2 Prillit.

“Është  numri më i madh i rasteve nga Shtetet e Bashkuara deri më sot”, shkruajnë Petrilli dhe kolegët.

Motivimi i punës për ta , ishte se “të kuptuarit se cilët pacientë janë më të rrezikuar për shtrimin në spital është thelbësore për shumë arsye”, siç është mënyra për të trajtuar pacientët dhe si të parashikohen nevojat mjekësore.

 

Gjysma e atyre pacientëve u pranuan në një spital. Ajo që zbuluan studiuesit është se “në pemën e vendimit për shtrimin në spital, tiparet më të rëndësishme ishin mosha nën 65 dhe mbipesha”.

Obeziteti, në këtë rast, u mat si pesha në lidhje me gjatësinë e një personi . Autorët përdorin një shkallë metrike, kështu që një indeks i masës trupore prej 30 dhe më i lartë konsiderohet mbipeshë, raporton

“Pema e vendimit”, e cila është paraqitur në ilustrimin më lart, i referohet metodës statistikore që ata përdorën për të analizuar të dhënat e pacientit. Një pemë vendimi është një mënyrë për të grupuar anëtarët e një kampioni bazuar në karakteristikat e tyre të përbashkëta. “Për një popullatë të caktuar, metoda e klasifikimit të pemës së vendimit e ndan popullsinë në dy grupe duke përdorur një veçori, duke filluar nga tipari që maksimizon ndarjen midis grupeve në lidhje me rezultatin në fjalë.” Ata vazhdojnë të ndajnë grupet në grupe më të vogla dhe akoma më të vogla derisa të arrijnë në grupe që “kanë karakteristika dhe rezultate të ngjashme.”

Vini re se në pemën e vendimit, mosha është faktori fillestar përcaktues, në majë të pemës, i ndjekur nga mbipesha. Prandaj, mbipesha është faktori më i rëndësishëm “kronik”, duke lënë anash moshën. Autorët duhej të merrnin vendime për ndarjet në të dhëna në pika të ndryshme degëzimi në pemë. Për shembull, janë 2 kuti për moshën njëra është “Mosha 20 – 44” dhe një tjetër është “Mosha> 35”.

Si bashkëautore Leora Horëitz i tha ZDNet në një email, “studimet treguan se mosha 35 vjeç dhe grupmosha 20-44 ishin grupmoshat më të rëndësishme që mund të gjeje më tepër informacion”.

Duhet të kemi parasysh se mosha shihet ende si përcaktuesi më i madh i  shtrimeve në spital “Mosha është rrezik i madh i  shtrimit në spital, duke zvogëluar rëndësinë e mbipeshes,” i tha Horwitz ZDNet me email. “Por obeziteti është më i rëndësishmi nga kushtet kronike kur merren parasysh të gjitha kushtet e tilla njëkohësisht.”

Duke shkruar në The Lancet, më 31 Mars , studiuesja për virusin e ARN-së, Gregory Polonia, përmblodhi kushtet që përkeqësojnë situatën e COVID-19 globalisht: “Ne kemi një popullsi gjithnjë e më të madhe në moshë, në të gjithë vendet, si dhe shumë persona mbipeshë, persona që konsumojnë duhan, që kanë diabet dhe sëmundje të  zemrës dhe mushkërive, dhe një popullsi gjithnjë në rritje e njerëzve që nuk kanë imunitet- të gjitha këto rrisin probalitetin e infektimit nga COVID-19 dhe shkallës së vdekshmërisë.

Drs. David S. Ludwig dhe Richard Malley nga Spitali i Fëmijëve Boston shkruan në NewYork Times më 30 Mars  se rreziku i amerikanëve nga virusi është i komplikuar nga fakti se ata në përgjithësi janë njerëz që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, raporton

Obeziteti dhe problemet e tjera kronike që kanë amerikanët i rrezikon më shumë. “Në fakt, me normat e mbipeshes në SH.B.A. shumë më të larta se vendet e prekura si Koreja e Jugut dhe Kina, rezultatet tona – ekonomike dhe shëndetësore – mund të rezultojnë shumë më keq seç e kishim parashikuar.”

Por çfarë do të thotë që mbipesha të shihet  si faktori vendimtar për shtrimin në spital?

Obeziteti zakonisht shoqërohet me inflamacion. Siç vërejnë autorët e NYU, “Obeziteti njihet si një gjendje pro-inflamatore”. Ata përqendrohen në aspektin e inflamacionit sepse është përmendur në disa studime si një faktor i mundshëm i COVID-19, në veçanti, inflamacionet që duket se janë në një gjendje të hiper-aktivizuar. Por nuk është plotësisht e qartë se çfarë roli luan.

“Gjendjet hiperinflamatore janë më tepër të përqëndruara në infeksione të përgjithshme,” vënë në dukje  autorët, “megjithatë, shkalla në të cilën inflamacioni i lidhur me COVID-19 është i ngjashëm ose i ndryshëm nga ai që gjendet zakonisht tek njerëzit sepsë është i panjohur.”

Pa dalë në përfundime konkrete, ata kanë vënë re se studimet e mëparshme kanë treguar që pacientët me COVID-19 kanë pasur mpiksje gjaku, në formën e trombozës dhe embolzmit(bllokim i enëve të gjakut).

Studiuesit sugjerojnë që inflamacioni mund të hulumtohet më tej në një studim tjetër sepse ata nuk kanë tregues inflamatorë të disponueshëm për pacientët që nuk janë shtruar në spital.

Duke pasur parasysh shkallën e përhapjes në New York, qyteti ka pasur 98.715  raste të konfirmuara që nga 12 prilli dhe 6.367 viktima, sipas të dhënave nga Johns Hopkins  – New York është duke u bërë fusha e tij e studimit.

Për shembull, në të njëjtën ditë me grupin NYU, shkencëtarët në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai raportuan rezultatet e një studimi të gjerë të gjenomit të virusit midis rasteve të New York . Ajo që ata gjetën disa lloje të virusit dhe dallimet e  veçanta lokale.

“Zbulojmë se New York City, si një qendër ndërkombëtare, ofron jo vetëm një pamje të larmisë së sëmundjeve shkaktuese të SARS-CoV-2 në nivelin global, por gjithashtu informon për dinamikën e pandemisë në nivelin lokal”, raportuan studiuesit.

Kjo tregon se llojet e të dhënave klinike të gjetura nga studiuesit e NYU në një moment mund të kombinohen me të dhëna gjenetike dhe faktorë të tjerë pasi shkencëtarët studiojnë gjithnjë e më shumë faktorë dhe gërmojnë më thellë në natyrën e sëmundjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re