Prej frikës se vaksinat përmbajnë pajisje të vogla elektronike (mikroqarqe elektrike), deri tek manipulimi i zgjedhjeve, teoritë e konspirative po shfaqen kudo.
Psikologët thonë se teoritë e konspiracionit mbijetojnë sepse njerëzit kanë një nevojë bazike për të shpjeguar botën përreth tyre.
Kjo gjë vlen dhe në rastin e vaksinave dhe teorive të konspiracionit të përhapura rreth tyre. Ata fituan shumë tërheqje në një kohë veçanërisht të pasigurt dhe të frikshme, gjatë bllokimeve për shkak të pandemisë së COVID-19.
Këto teori mund t’i bëjnë ata që i besojnë ato, të ndihen sikur kanë informacion të brendshëm rreth asaj që po ndodh realisht, edhe nëse kjo gjë nuk mbështetet në fakte.
Interneti e ka bërë shumë më të lehtë gjetjen dhe përhapjen e këtyre gënjeshtrave. Shumë faqe online dhe njerëz të njohur kanë përqafuar teoritë e konspiracionit me synimin për të tërhequr audiencë.
Dhe në kushtet kur në internet ka shumë informacion është e vështirë të dish se çfarë dhe kujt t’i besosh.