Skip to content

Pse nuk bëhen testime masive? Rama shpalos një teori të re: Nga testet përfiton industria përkatëse, nuk janë qëllim në vetvete

Ai thotë se testime masive janë nxitur edhe nga kompanitë që synojnë të shesin pajisjet. Ai thotë se situata në vendin tonë është nën kontroll për sa kohë ka shtretër bosh në spitale.

“Testet nuk janë qëllim në vetvete. E tha edhe drejtori i OBSH. E treta, meqë jeni të gjithë doktorë, a mund të më thoni mua pse rezultati i tyre pse nuk është i ndryshëm nga i yni.

Ka insinuata, o burra testime, testime është nxitur edhe nga industria përkatëse për të shitur më shumë teste. Në fund fare, me gjithë testimet e mëdha që ka bërë Franca, ka pse numra shumë më të lartë me ne në raport me popullsinë.

Pse kancelarja thotë që zinxhiri i infeksionit na ka dalë nga mundësia e kontrollit deri në fund të hallkave. Ajo që vlen në fund është rezultati. Ndenje në mbrojtje, në mesfushë, këto janë taktika. Rezultati në fund matet, me kapacitetet në spitale. Puna jonë si qeveri nuk është të bëjmë teste por të transformojmë spitalet”, tha Rama në “Open”.

/faxweb