Kryeministri Edi Rama thotë se do ta bënte 1 mijë herë më mirë opozitën sesa këta që janë aktualisht në opozitë. Sipas tij në 11 maj ka vetëm një fitues, dhe ajo është Partia Socialiste.

Teksa iu përgjigj një komentuesi, Rama u shpreh se opozita nuk ka ndërmend të bëjë opozitë, por vetëm të shkatërrojë.

Pyetje: Pse nuk e merrni edhe PD në drejtim?

Rama: Unë e kam thënë, nëse do ta bëja unë opozitën time, do ta bëja një mijë herë më mirë sesa e bëjnë këta. Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, këta dinë vetëm të shkatërrojnë. Këtë dinë të bëjnë këta, prandaj në zgjedhjet e 11 majit do marrin rezultatin më të keq nga 1997 e këtej.

Ndërsa një qytetar i cili i shkruante se “do të të mundë bufi”, kryeministri iu përgjigj: “Kush mendon se bufi i kënetës dhe këneta është rruga për Shqipërinë ka një problem me veten. Ky nuk është ofendim, por opinioni im”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko