Pas marrjes së dozës së tretë të vaksinës Pfizer, Rama ka pasur një përplsaje me njërin prej gazetarëve që kërkoi llogari për faktin se nuk po njihej imuniteti natyror pas kalimit të virusit.

Kjo pasi Rama u shpreh se pritej që së shpejti vaksinimi në Shqipëri të ishte një kusht i domosdoshëm për të shkuar në punë dhe në ambiente të tjera ku njerëz të pavaksinuar nuk do lejohen të hyjnë.

Kryeministri i kërkoi gazetarit që të mos bënte një debat të tillë, pasi nuk ishte momenti i duhur, ndërsa gazetari vazhdoi duke thënë se kishte paguar plot 1 milionë e gjysmë lekë për trajtimin e nënës së tij të infektuar nga virusi edhe pse ishte vaksinuar.

Rama: Këta që kanë dyqane ju bëj thirrje të vaksinohen sepse do u mbyllet dyqani nëse nuk janë të vaksinuar. Nuk mund tërrezikojë pjesa tjetër e popullsisë për shkak se një pjesë e qytetarëve i bën karshillëk shkencës. Por është e sigurtë që vaksina mbron dhe shpëton jetë. Ata që janë të vaksinuar e kalojnë lehtë dhe ata që janë të pavaksinuar përfundojnë në kthetrat e vdekjes dhe pastaj e gjithë familja i bie me grushta kokës. Larg qoftë! Mund të vijë edhe vendimi se kush do vijë në Shqipëri duhet të tregojë se është i vaksinuar se nuk do lejohen të bëjnë pushime.

Ky nuk është detyrim, këtë po e bën e gjithë bota. Shkoni në Itali ju dhe shihni nëse mund të hyni në ambiente të caktuara. Edhe në universitet u them studentëve që të vaksinohen se do vijë dita që nuk do lejohen të hyjnë.

Pse nuk e njihni imunitetin natyror?

Kjo ka të bëjë me shërimin, unë po flas për vaksinimin. Mos e ngatërro dynjanë të lutem shumë. Pse bën debat me mua se nuk kam ardhur të bëj debat me ty. Unë po flas për ata që janë të vaksinuar.

Ju nuk pajisni qytetarët me certifikatë pasi e kanë kaluar virusin.

Rama: Ka ndonjë pyetje tjetër?

Këtë nuk e vendos unë por e vendos komiteti, ajo që dua të them është të mos bëni konfuzion sepse nuk e përjashton njeri atë të imunitetit natyror. Ne po flasim këtu për ata që duan të vaksinohen. Unë thash që në Shqipëri ka një grup që u beson pallavrave të internetit që besojnë se një plan global po bëhet dhe kjo është e dëmshme.

Gazetari: Nëna ime ishte vaksinuar dhe u sëmur rëndë. Kam paguar 1 milionë e gjysmë lekë për trajtimin e saj.

Rama: Si nuk të vjen zor që bën këtë debat këtu? Ja kjo është injoranca dhe marrëzia e cila bëhet propagandë. Kjo është injorancë e madhe sepse është e thënë se vaksina nuk të mbron nga infektimi, shikoni shifrat sa janë këta dhe sa janë ata që janë vaksinuar dhe janë të mbrojtur.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re