Banorët e Laknasit kanë protestuar sërish përsa i përket edhe konfliktit që kanë me firmën që prej 3 vitesh tashmë po kërkon të ndërtojë një thertore në pyllin që ata e kanë pranë.

Protesta e banorëve vijon edhe ditën e sotme pasi punëtorët e firmës janë paraqitur në vendin ku është parashikuar të ndërtohet thertorja. Sipas tyre firma nuk ka asnjë lloj dokumenti për të vazhduar me ndërtimin e thertores dhe theksojnë se ky vendim është ndërmarrë nga ish kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu.

Disa prej banorëve për Fax News:

Punëtorët janë të jashtëligjshëm, vijnë shtyjnë banorët. Duam një letër, ti zotëri po vjen po më prish shtëpinë, me çfarë ligji vjen. Si vjen kshu hajt tani se po shkoj unë diku të zaptoj pyllin e të ndërtoj thertore.

Kjo bëhet nga Xhelal Mziu. Pse nuk e shikon Edi Rama që kemi 3 vite në protestë? Ne me letra me të gjitha e ata pa asnjë lloj letre vijnë për të prishur pyllin. Kanë ardhur vetëm me dhunë, nuk po kërkojmë pasur, thjesht ajër.

Banori i moshuar: Protestoj se ka 2 ditë, para se të ikte Xhelal Mziu nga zyra ka firmosur letrën për pyllin. Po qe për 60 mijë lekë të vjetra e marr unë si pensionist këtë pyll që ja ka dhënë atij dibranit.

Ne e duam pyllin sepse na mbron ajrin. Do qëndrojmë këtu derisa të vdesim.

Të vijë ai se ka lekun. Ta marri gati ai se ka zënë post aty me miqësi po zapotojnë vendin. Ca shteti osht ky mer, shtet që ka 3 vite nuk zgjidh një cështje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re