Pretendohet se mediat kosovare kanë hequr një grua e mbuluar te sfati i afërt i Sekretarit Blinken, gjatë takimit të këtij të fundit me dyshen Kurti-Osmani në Uashington.

Në fotot e shpërndara nga Blinken, zonja në fjalë shfaqet qartë në cepin e njërës prej tyre në tryezën e takimit, por në mediat kosovare kjo mungon dhe aludohet se mund të jetë e qëllimshme.

Ndërsa në fotot e publikuara nga dyshja kosovare, ajo shfaqet por në një tjetër kënd. Nga fakti që ka një dosje përpara, mendohet të jetë protokolluesja e bisedës mes palëve.

Gjithsesi, s’është e sigurt nëse ka patur dashakeqësi ndaj “prerjes së fotos”, rast i denoncuar në rrjetë, apo është diçka krejt e rastësishme.

E nxit këtë debat fakt i një kontaminimi me islamofobi që ka në mediat kosovare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re