Stela Karafili, një nga të pranishmet në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Shkodër, ka bërë që salla të trazohet. Në radhë me demokratët e tjerë, vajza mori mikrofonin dhe foli për ligjin e të persekutuarve dhe për trupat që nuk gjenden.

“Unë jam Stela Karafili dhe vij nga një familje e të persekutuarve si 90% e pranishmëve këtu. Po flas në emër të diasporës sepse unë nuk jetoj në Shqipëri. Meqënëse thatë se keni nevojë për diasporën, unë kam dy pyetje për ju. Meqë vetë na i rreshtuar vlerat e Partisë Demokratike, dua t’ju kujtoj se statuti i PD-së, në nenet e para thotë që do të merret me dekomuniztisimin e shoqërisë shqiptare vazhdimisht. 

Ju keni qenë presidenti dhe kryeministri i vendit tonë. Sali Berisha, sa antikomunist ka qenë gjatë këtyre 30 viteve? Nëse për 45 vite janë shkelur të drejtat e të gjithë shtetasve shqiptarë, realisht si nga PD dhe PS, kjo e fundit e dimë që rrënjët i ka nga komunizmi, si është e mundur që eshtrat e familjarëve tanë nuk gjenden?”– tha ajo ndër të tjera.

PD ishte partia e parë në Europën ish-komuniste miratoi ligjin e dënimit të genocidit komunist. 10 vite pas nesh e ka miratuar Polonia këtë ligj. Me këtë ligj janë dënuar 75 eksponentë. Viktimat e komunizmit janë në numër më shumë se ato të nazizmit. 

Mbi 100 milionë. Nuk u bë Nuremberg për komunizmin. Nëse për nazizmin u organizua gjykata ndërkombëtare, për nazizmin kjo nuk u bë. Ligjin nuk e pëlqyen. Diktaturë si kjo në Shqipëri nuk ka patur askund në Europë. Kemi miratuar edhe ligjin e … 

Mijëra prokurorë u larguan nga detyra. Me dekret Presidenti u shkri policia sekrete e Enver Hoxhës. Përcaktuam dëmshpërblim, për njohjen e dëmit që i është bërë të burgosurve politikë. Asgjë që u është dhënë si dëmshpërblim, nuk ka qenë gjë tjetër veçse djersë dhe mundi i tyre. Lista e veprave të ndërtuar nga të dënuarit është e jashtëzakonshme. 

Përcaktuam sapo erdhëm në qeveri dëmshpërblim 18 dollarë dëmshpërblim. Qeveria socialiste që erdhi në 97 i ndërpreu dhe nxorri nga burgu ata që u dënuan për krimet e komunizmit. Lidhur me të zhdukurit…..”– tha Berisha më tej por vajza këmbëngulte se problemi kryesor janë krimet komunizmit.

Problemi kryesor për gjitha të këqijat janë krimet e komunizmit. Unë jam fëmijë i viteve 90. Unë e di shumë mirë të dish çfarë do të thotë të mos shkosh në sport se silleshin bandat. Në vitet 90 ky sistem ka gjeneruar breza që sot nuk dinë të shkruajnë. Duhet të zbatohen ligjet. Ju duhet të filloni duke u marrë me krimet e komunizmit që të keni dhe vërtetësi si Parti Demokratike,”- tha Karafili më tej.

Sa antikomunist ke qenë në këto 30 vite?”– shtoi Stela Karafili dhe demokratët u ngritën në këmbë dhe tentuan t’i merrnin mikrofonin. Vetë ish-kryeministri Sali Berisha u kërkoi zotërinjve që t’ia kalonin mikrofonin vajzës, por ata nuk bindeshin.

Ju lutem kalojani mikrofonin…Stela prit, të lutem jepja mikrofonin,”– thoshte Berisha, por burrat që mbanin flamujt mbi shpinë nuk bindeshin. Ata nisën t’i kërkonin vajzës ta linte me aq.

Të lutem jepja mikrofonin. Ju lutem….S’prish punë. Jepja mikrofonin. Prit Stela merre. Ta dëgjojmë. Çështja që Stela shtron është më e dhimbshmja e shoqerisë tonë ndër vite, ta dëgjojmë,”- tha sërish Berisha dhe Karafili e rimorri mikrofonin.

Njerëzit kanë pak probleme me termin e demokracisë. Bëhet fjalë për të ardhmen e brezave…”- shtoi ajo dhe zërat në sallë nuk pushonin.

“E drejtë, do të të kontaktoj,”– tha Berisha më tej.

“Keni fëmijë, mbesa e nipa, duhet që t’i mbushni mendjen brezave që të rikthehen në Shqipëri. Jo t’ia hiqni mikrofonin,”- tha Karafili.

Duke parë që në sallë ishte e pamundur të diskutohej më për këtë temë, ish-kryeministri Berisha tha se do ta kontaktonte vajzën dhe do t’i linte takim në Tiranë, në zyrën e tij.

“Stela, do të të lë takim në zyrën time në Tiranë, të premtoj,”- tha Berisha dhe vajza e konfirmoi me kokë.

Po, shumë mirë,”– tha ajo dhe duke përshëndetur me dorë u largua.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re