Skip to content

“Pse nuk i dhanë Ballukut masë sigurie? Të tjerë janë në burg për të njëjtën akuzë”, gazetari: Në rastin e Berishës, Metës e Veliajt argumentuan ndryshe se…

Gazetari Artan Hoxha tha në Log se ndryshe nga disa raste të hetimit të zyrtarëve të lartë si Berisha dhe Ilir Meta të cilët morën masa sigurie, në rastin e zv/kryeministres Belinda Balluku u përdor një tjetër standard.

Hoxha tha se për të njëjtën akuzë, të tjerë pensionistë, anëtarë të komisionit të tenderave janë në burg, ndërsa Balluku lihet e lirë.

“Nëse veprojmë me standard të ndryshuar në varësi të asaj që kap rrjeta, sjanë të gjithë të barabartë.

Asaj i është komunikuar akuza dhe është marrë e pandehur dhe nuk është marrë asnjë masë. Kur ajo ka në dorë të gjithë dosjen për të cilën po heton SPAK, të gjithë hierarkinë e zyrtarëve që mund të jenë pjesë e hetimit”, tha Hoxha.

Artan Hoxha: SPAK dhe GJKKO kanë vendosur një standard që ishte sidomos për zyrtarët e lartë që kanë në dorë të prishin provën, të vendosin masën e sigurisë. Asaj i është komunikuar akuza dhe është marrë e pandehur dhe nuk është marrë asnjë masë. Kur ajo ka në dorë të gjithë dosjen për të cilën po heton SPAK, të gjithë hierarkinë e zyrtarëve që mund të jenë pjesë e hetimit. Pra vetë SPAK vendos një standard që vetë deklaronte se nuk i lë në detyrë se prishin provat. Dhe për Metën e Berishën. Cfarë rrethanash të reja ndodhën që SPAK ndryshoi standardin që vendosi vetë. Në rastet e mëparshme kemi patur një aleancë fluide mes SPAK dhe kryeministrit, ku pasi merrte vesh nse dikush ishte në hetim nga SPAK e përcillte, e qëronte si vezë dhe ja linte SPAK gati.