Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në daljen e tij të parë publikë për mediat për vitin 2024, ka folur për qendrimet e tij dhe forcës politike që ai drejton për zhvillimet politike të ndodhur kohët e fundit.

I pyetur nga gazetarët për për vendimin e GJKKO e cila dha masën arrest shtëpie për paraardhësin e tij në krye të PD, Basha tha se ai personalisht dhe Partia Demokratike do të votojnë gjithmonë pro heqjes së imunitetit për deputetët, ndërsa shtoi se në aspektin personal ndihet i keqardhur.

Sa i përket pyetjes se përse PD nuk mori pjesë ditën e votimit për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha, Basha theksoi se Kuvendi ka kohë që nuk funskionin momalisht, por sipas tij PD e dha votën e saj pro në Komisionin për Imunitetin dhe Mandatet, ku prezent ishte Enkeled Alibeaj.

Pyetje: Pse nuk ishin në Kuvend ditën që u hoq imuniteti për zotin Berisha?

Basha: Ne prej fillimit kemi thënë që për këdo që do të votohet heqja e imunitetit ne do ta votojmë pro. Zoti Alibeaj ishte në komision ku votoi pro heqjes së imunitetit. Ne do të ishim në parlament, por ka kohë që parlamenti nuk fiuksionn më si i tillë, kjo pengoi pjesmarrjen normale dhe votimin normal. Ne duhet të kishim fjalën për të thënë, qendrimet tona, nuk mund të shkonim aty në një ambient të intoksikuar nga nëjar anë një grup njerëzish që krijon tymin, dhe në krahun tjetër një njeri që përdorte tymin për tu fshehur.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re