Ish- ministri i Shëndetësisë nga radhët e PD-së, Tritan Shehu ka bërë një analizë të kurbës të të infektuarve në vendin tonë, sipas së cilit ajo nuk është e qetë, siç pretendon qeveria, por e paqartë.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë në Report TV, Shehu tha se në asnjë vend të botës nuk ndodh një luhatje kaq e madhe sa në Shqipëri, ku një ditë raportohen 34 raste, të nesërmen 14 raste. Për ish- ministrin, kjo është një tregues i qartë se ku të dhënat po fshihen.

“Sa më pak testime që bëjnë, aq më e qetë është situata. Ky është parimi i qeverisë shqiptare. Kjo është realisht diçka e gënjeshtër, që fsheh realitetin. Jam dakord që kurba në vendin tonë është një kurbë e butë. kjo nuk është një meritë e jona, por duhet studiuar.

Situata nuk është e qetë, është e paqartë. Që të bësh konfuzione duhet të marrë informacione nga terreni, por në terren ka shumë pak teste dhe duhet të ketë shumë aktiv në terren, të instruktuar dhe të pajisur me mjekun e familjes.

Kurba jonë është shumë e çuditshme, dje 34 raste sot ra me 14. Ku ndodh kjo punë? Nuk ekziston një kurbë e tillë, tregon se është e deformuar, nuk ka asnjë logjikë, ose e lëvizin me çelës, dje shumë, sot e lëmë pak”, tha Shehu në intervistën për gazetarin e Report TV.

Ai e quajti pyetje provokative “se përse nuk ka veshur bluzën e bardhë në këtë kohë”, duke thënë se pavarësisht kësaj ai mban kontakte të vazhdueshme me kolegët e tij.

“Kjo është pyetje provokative, unë kam qenë ndër të parët që kanë dhënë alarmin, kam kritiuar, por kam dhënë alternativa.

Jam në lidhje të vazhdueshëm me mjekë të spitalit, me kolegët reanimator edhe për metodat e trajtimit, të mjekimit,duke përshëndetur ato kolegë”, përfundoi Shehu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re