Një çift i sapomartuar dalin në shtëpi të tyren.
Supozojmë tani…

Gruaja e sapomartuar do të shkojë me bashkëshortin e saj tek shtëpia e prindërve të saj për një vizitë të shkurtër, dhe pasi të gjithë familjarët e kësaj gruaje e përshëndesin me përzemërsi dhëndrrin e tyre, ata mundohen deri në pikë të fundit që ai të jetë komfort dhe në vendin më të mirë.

Atij do t’i ofrojnë ushqimet më të mira, pijet më të mira dhe do mundohen që ta bëjnë të ndihet mirë dhe i vlerësuar. Ata nuk i kërkojnë dhëndrrin të tyre as gishtin të lëvizë për asnjë gjë, sepse ai është mysafiri special, bashkëshorti i vajzës së tyre. Pra, atij i mbetet vetëm të lajë duart pas ushqimit (nëse do).

Dhe pas bisedave të këndshme që do i dhurojnë, vajza e tyre me dhëndrrin do largohen të gëzuar nga aty.

Tani shohim anën tjetër.
Burri i sapomartuar shkon me bashkëshorten e tij tek shtëpia e prindërve të tij për një vizitë. Menjëherë pasi përshëndeten, të gjithë familjarët e këtij burri do e shohin me bisht të syrit nusen e djalit se a do të ngrihet dhe të shkojë në kuzhinë dhe të fillojë gatimin, ose të bashkangjitet në gatim me atë që po gatuan. Dhe nusja kështu ngritet dhe shkon merr pjesë në gatim, e shtron ushqimin në tavolinë, dhe ulet në fund pasi të ulen të gjithë, në shtëpinë e tyre dmth.

Pas darkës, familjarët e djalit do e shohin me kujdes nusen se a do i pastrojë pjatat e ushqimit, t’i lajë dhe t’i vendos në vend, dhe ta pastrojë kuzhinën, e ndodh ndonjëherë edhe t’i ndihmojë dikush, por gjithsesi vëmendjen e kanë se a do i kryejë nusja këto detyra. Pra, në krahasim me rastin e parë, ku dhëndrrin e konsiderojnë mysafir special, kjo gjë nuk ndodh te nusja në familjen e djalit. Fundja, kush është ajo për ta, nëse ata sillen me të kështu? Thjesht një grua e huaj që nëna e djalit do ia kalojë obligimet dhe përgjegjësitë për “rritjen” e djalit të saj në vazhdim.

Por, çka nëse nusja e djalit as nuk i merr për bazë “shikimet e tyre vrastare” dhe qëndron aty duke pritur trajtimin e njëjtë nga familjarët e bashkëshortit, siç ua bëjnë prindërit e saj atij?

Me siguri do krijoheshin inate, mëri, do flisnin terr e zi për të, do tentonin të mbushin mendjen e djalit të saj që ta divorcojë atë. Dhe kështu, ajo “nusja e keq” do largohet e mërzitur nga aty.

Pse nusja dhe dhëndrri marrin trajtime kaq të ndryshme nga familjet e njëri tjetrit, sipas jush?/femër/supergrate.net/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re