Aludimet apo dhe spekullimet e dhumta dhe të ndryshme në mediat shqiptare, përfshirë dhe ato të Tiranës, mbi rastin e paprecedent të vrasjes së Liridona Ademajt, nënë e dy fëmijëve, me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli, po përjetohen keq nga Behxhet Pacolli, njeriu që reagoi i pari pas ngjarjes së rëndë, servirur si vrasja nga hajnat gjatë një grabitjeje, ngase politikani dhe biznesmeni i njohur kosovar kishte njohje me çiftin.

Pacolli ka reaguar së fundi me anë të një statusi në FB, duke përcjellë pikërisht këtë, përfoljen emrit të tij në këtë histori, me disa aludime, nisur nga fakti se ai nuk ishte në varrimin e së ndjerës.

“Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe krijuar ndonjë “imazh”.

Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat paqëndrueshme dhe pa fakte të disa ‘debatuesve’ apo ‘analistëve’ që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjën publike. Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave.

Për të sqaruar publikun, po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej 6 muajsh, që më ka penguar të marr pjesë në varrim (gjë për të cilën janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi).

Lëreni drejtësinë ta thotë fjalën e vet o ju që ja futni kot!”, shkruan Pacolli, qartazi i brengosur nga ajo çfarë thuhet nëpër media, duke njollosur dhe emrin e tij.

Më konkretisht, ai e ka me disa emra të kinse analitikës televizive në Tiranë, ku veçon dhe një emër që sheh konspiracion në çdo lloj zhvillimi, Arian Curri, ku siduket Pacolli pikërisht me të e ka. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re