Pse patatet duhet t’i hani bashkë me lëkurë

Ka shumë që argumentojnë se patatet duhen qëruar para gatimit, megjithatë, ka po aq shumë që argumentojnë të kundërtën, duke paraqitur të njëjtat argumente.

Të parët, nga ana e tyre, argumentojnë se patatet duhen pastruar për t’u hequr mbetjet e dheut dhe substancat e tjera, të cilat mbeten në lëvozhgë, të cilat nuk duhen konsumuar.

Në anën e kundërt të kësaj pikëpamjeje janë ata që përqendrohen te përbërësit ushqyes të lëvores, e cila nëse lahet shumë mirë, siç thonë, nuk ka problem.

Më konkretisht, lëkura e patates përmban përbërësit më të vlefshëm dhe të dobishëm për trupin, të cilët, ndër të tjera, ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës dhe ndihmojnë në humbjen e peshës.

Përmendim se përmban sasi të mëdha vitaminash C, B si dhe kalcium, ndërsa fitokimikatet që përmban gjithashtu kanë vetinë të veprojnë si mburojë mbrojtëse kundër formave të ndryshme të kancerit. Kaliumi dhe acidet yndyrore Omega-3 plotësojnë “paketën” e argumenteve pasi ato janë dy armë të fuqishme ushqyese për mbrojtje nga sëmundjet kardiovaskulare.