Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ndarë detaje nga protesta e opozitës që do të mbahet ditën e nesërme.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Paloka tha se qytetarët kanë arsye të shumta për të protestuar dhe u bëri thirrje të reagojnë.

Pjesë nga biseda në studio:

Borakaj: Nuk është se mungojnë protestat në këtë vend. Ka dhe protest ëfermerësh, ka dhe protestë eksportuesish

Paloka: Ku janë protestat nëkëtë vend?

Borakaj: Shumë të vogla në numër.

Paloka: Po ky është problem pra.

Borakaj: Por nuk bashkohen me protestën e opozitës sepse e konsiderojnë si një protest për Sali Berishën.

Paloka: Kjo ka dy gjëra. Është e vërtetë që ata që nuk duan të dalin në protest…

Borakaj: Jo se ata nuk kanë halle, jo se ata nuk kanë pakënaqësi ndaj pushtetit.

Paloka: Kjo është e keqja. Ka shumë njerëz, madje unë kam thënë çdo shqiptar sot, të majtë e të djathtë, përveç atyre që janë të lidhur me interesa me këtë regjim, të gjithë kanë jo një por 100 arsye. Nuk them për ata që iu janë pridhur shtëpitë, që iu janë shkatërruar bizneset, që iu kanë ikur fëmijët në emigrim, pë rata që me pensionin nuk nxjerrin dot as muajin me bukë. Po them dhe për njerëzit e tjerë, për atë shtresën e mesme që mund të duket sei ka punët në terezi, dhe ajo është e goditur nga kjo qeveri. Të gjithë kanë 100 arsye për të protestuar, prandaj duhet të dalin të gjithë aty dhe të mos nxjerrin justifikime. Studentët, sa herë kanë dalë në protest dhe nuk kanë zgjidhur asgjë.

Borakaj: Vajtën në Gjykatë Kushtetuese ata, e anuloi Gjykata Kushtetuese, ata rrugën ligjore e kanë ndjekur.

Paloka: Bëri sikur pezulloi gjykata, janë nga ato lojërat që bën Rama për t’i vënë në gjumë, kështu ka ndodhur gjithmonë, iu është premtuar një gjë, janë tërhequr. Kjo është historia. Nuk ka zgjidhje nëse nuk ikën Rama,, për të gjitha këro shtresa, as për fermerët, as për studentët, as për ato që iu janë pridhur shtëpitë, as për ato që pritet t’iu prishen shtëpitë, as për ato që poi u shkatërrohen bizneset përditë. Këtë duhet të mendojnë, nuk është për Sali Berishën, është për secilin nga ne. nëse nuk e mendojnë kështu  atëherë e keqja do të vazhdojë dhe do të trokasë te të gjitha dyert me radhë. E kemi te dera të gjithë, por shqiptarët për fat të keq presin sa t’iu hyjë në shtëpi që të reagojë, jo kur e kanë të dera. Me këto ide, kur nuk del opozita në protestë thonë pse nuk na thërret opozita ne në protest dhe rrinë në shtëpi, momentin që i thërret opozita dhe në fakt nuk duhet t’i thërrasë opozita, shihe c’ndodh në botë, ç’bëjnë qytetarët kur janë para padrejtësisë ose para të keqes. Dalin vetë. Shih çfarë ndodh në francë, në Itali, në gjithë vendet e botës. A thua janë për bukën e gojës ato? Jo, padrejtësia i ngre në rrugë dhe marrin aktet më ekstreme. Këtu thonë pse s’na thërret opozita ne dhe kur i thërret opozita dalin këta dhe thonë “pse, për Sali Berishën do dalim ne”. jo, dil për vete. Sali Berisha është në shtëpi, e ka arrestuar Edi rama. Ka simbolikën e vet dhe kjo, lideri i opozitës është future aty për t’i mbyllur gojën, opozita po përjashtohet për t’i mbyllur gojën. Kush do i mbrojë këta njerëz nesër, kur thonë sot pse s’na thërret opozita. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re