Rama:

Nasip Naço nuk është llumi i LSI-së, nuk është as Ilir Meta as Monika Kryemadhi , e kam njohur në punë. Është një person serioz, e kam thënë me kohë. PS nuk mund të rrijë e mbyllur brenda mureve të veta. Kush ka dëshirë të vijë me ne bujrum, secili në pozicionin e vet.

Ylli Shehu është një person që përfaqëson komutetin kuksian. Ndryshimi i Ylli Shehut dhe Dash Shehit është që mes tyre ka një oqean me raki e krijuar në një distancë me kohën e moshës.

Kur Dash Shehi ka pirë liqenin e parë me raki ai ka lindur. Sa për zonën e listës, nuk është aty ku duhet. Por i është dhënë mundësia që aty ku është të kontribuojë për fitoren e kësaj skuadre dhe po të jetë i zoti të marrë votat të hyjë në Parlament.

Është një djal me një vyrtyt që përkufizon një komunitet. Dash Shehi nuk është problemi që pi raki, por që është i dehur në mendime.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re