Kreu i qeverisë Edi Rama u pyet sot nga gazetarët se pse po e vonon emrin për ministër të Brendshëm, dhe nëse lidhet kjo me frikën e një mosdekretimi të mundshëm nga ana e presidentit Meta. Rama tha se zëvendësimi është çështje kohe, dhe nuk lidhet me atë që pyeti gazetarja.
“Zëvendësimi është çështje kohe, vetëm pak kohe nuk ka lidhje me atë që mendoni ju”, tha Rama.
Ndërkohë sa i takon kërkesës së protestuesve për shkarkimin e Ardi Veliut, Rama tha se kjo nuk ndodh edhe në rast se në shesh do të dalin 500 mijë qytetarë. Për Lleshajn, Rama tha se ai këmbënguli që të jepte dorëheqjen, si një shenjë e një përgjegjësie morale të asaj që ndodhi më të riun Klodian Rasha.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
