“Pse po flet si non grata dhe pse po e mbron Erion Veliajn?”, ky ishte një ndër komentet që ndjekësit i bënë kryeministrit Rama në Facebook.
Rama e lexoi pyetjen live dhe u përgjigj duke thënë se ndihet i ofenduar nga krahasimi me non gratën (këtu i referohet Berishës, pasi Berisha është shpallur non grata nga SHBA).
Rama tha se ai nuk ka bërë asnjëherë deklarata si Berisha, për shkrirje të SPAK-ut, teksa siguroi se sa të jetë PS në pushtet SPAK do të jetojë dhe për një mijë vite.
Lidhur me Veliajn, Rama tha se kryebashkiaku nuk mund të shkojë në burg pa gjyq dhe se ai duhet ta provojë pafajësinë para gjykatës, kur të vijë radha dhe koha.
Edi Rama: Ka ardhur radha që të shkojë në burg pa gjyq? Erion Veliaj ta provojë pafajësinë para gjykatës kur ti vijë radha. Non grata unë? Ky është ofendim i madh për mua, por po dëgjon ti se unë po i kërcënoj, po dëgjon të them se po shkrij SPAK-un? Mos i qani qani hallin kalorësit se i varen këmbët, se kali i SPAK është kjo forcë politike në qeveri.
Lëvizi ndërroi kal nuk ka më SPAK, se nuk dua tani , mos mbroni SPAK un nga unë dhe PS, se nga unë SPAK RRON 1 MIJË vjte, se ne i themi bjeri bjeri, por patejtër që do dëgjoje edh nga ne ato që nuk shkojnë mirë.