Prokuroria e shtetit çek njoftoi të hënën se kishte marrë një propozim nga policia për të ngritur një padi kundër kryeministrit Andrej Babis, pasi ajo mori dosjen në lidhje me keqpërdorimin e pretenduar të subvencioneve evropiane,.

Policia dyshon që Babis ndau përkohësisht fermën Rodino Gnijezdo pranë Pragës nga ferma e madhe agro-ushqimore Agrofert në 2007 në mënyrë që të mund të merrte fonde evropiane për bizneset e vogla.

Babis, 66 vjeç, i cili është me origjinë sllovake dhe është çeku i pestë më i pasur sipas listës së revistës Forbes, mohon që ai të ketë bërë ndonjë gjë të paligjshme.

“Dokumentacioni mbi rastin, të cilin media e quajti “çështja e folesë së atdheut”, u dorëzua sot tek kryeprokurori i shtetit i ngarkuar me mbikëqyrjen, së bashku me një aktakuzë të ngritur nga policia,” tha zyra e prokurorit të shtetit në Pragë .

 “Kryeprokurori i shtetit tani do të studiojë dokumentet dhe do të vendosë nëse do të ngrejë një padi, do të heqë ndjekjen ose të veprojë në një mënyrë tjetër.”

Bashkëpunëtor i policisë sekrete

Policia kërkoi një aktakuzë kundër kryeministrit në vitin 2019, por Kryeprokurori vendosi që aktakuza të ishte e pabazuar dhe e deklaroi Babisin të pafajshëm.

Por po atë vit, ajo rihapi hetimet kundër Babisit dhe ndihmësit të tij Jane Mayer.

Babis, një ish-komunist i cili ishte bashkëpunëtor i policisë sekrete në vitet 1980, kur Çekosllovakia ishte një satelit sovjetik, ka qenë shënjestra e akuzave nga Komisioni Evropian për konflikt interesi.