Nga Zerina Sheme
Mjeke pediatre

Të marrësh përgjegjësitë e të qënit prind do të thotë të vëzhgosh nonstop foshnjën tuaj, që nga reagimet,ngjyrën e lëkurës, frymëmarrjen, skuqjen e palave tek sqetullat ose rrëzë kofshëve, jashtëqitjen, majisjen e gojës, etj etj.

  • Grindja është sinjal që foshnja juaj nuk ndjehet rehat.
  • Qarja është gjuhë komunikimi

Këtë sinjal duhet t’a përktheni në përkujdesje maksimale ndaj fëmijës.

– Konsultimi online me një mjek pediatër mund t’ju ndihmojë për të vlerësuar problemin, i cili mund të jetë i thjeshtë ose mund të fshehë ndonjë sëmundje tjetër…

Më poshtë kam disa këshilla orientuese….

– Po radhis këtu shkaqet pse grindet foshnja.

-Qan nga uria

-nga dhimbja e barkut ( fryrje e zorrëve, aerofagia), çrregullime e tretjes, deficitet e enzimave në zorrë)

-nga mërzitja.

Shpreh emocion me britma inati:

-kërkon praninë e nënës.

– nga ambienti ; ftohti, vapa, veshja trashë, tymi i duhanit ose avujt e ndryshëm.

-Ka jashtëqitur: kërkon të ndërrohet.

– nga prishja e regjimit ditor.

– nga skuqjet e pampers.

– nga sëmundjet Infeksionet e veshit dhe ato urinare.

Këshilla:

Ritmet biologjike të ushqyerjes dhe i gjumit duhen respektuar.

  • Nuk lejohen ilaçe qetësuese.
  • Zëri i butë i nënës është qetësues për fëmijën. Shikojeni në sy fëmijën.

Këndojini ninulla!.

Kontrolloni mishrat e dhëmbëve; ndoshta i ka të majisura.

  • Kujdesuni për lëkurën!
  • Matini temperaturën!

-Hidhi sol. fiziologjik në hundë për t’a mbrojtur nga kataret në vesh!

-Nxirre shetitje në ajër të pastër.

➡ Këshillohuni me një mjek kopetent nëse vini re që fëmija juaj është vazhdimisht i grindur.

  • Ai do t’ju rekomandojë bërjen e analizave rutinë për të kuptuar më mirë situatën.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re