Ish-kryetarja e AMA-s Endira Bushati përmes një statusi në rrjetet sociale ka kritikuar të gjithë ata që i quan intelektualë part time, që nuk kanë folur kur media të mëdha janë favorizuar nga ana e qeverisë.

Bushati përmend ndryshimet që ka pësuar Ligji i Medias, që sipas saj është bërë në sajë të ndërhyrjes së pronarit të TV Klan, si dhe faktin që familja Hoxha, në kundërshtim me ligjin ka marrë 3 nga 5 licensat kombëtare.

Postimi i plotë i Bushatit:

Dashnorët shqiptarë të Fjalës së Lirë….

Flasin tek Klani për “ligjin anti-shpifje” e s’folën kurrë kur Pronari i Klanit kapi Gjykatën Kushtetuese në 2016 për të shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 62 të Ligjit të Medias, thelbësor për pluralizmin….

Flasin tek Top Channel e s’folën kurrë kur familja Hoxha gllabëroi në shkelje të ligjit 3 nga 5 licencat kombëtare digjitale…..

Intelektualë part-time….

Parimorë part-time….

Se s’na nxjerr Topi e Klani në televizor pastaj….

Dhe…. jam në televizor, pra jam….!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re