Një makinë tip “opel” shpërtheu pak para mesnate në Kavajë.

 

Automjeti, në pronësi të punonjësit të policisë Lulzim Muça, ishte parkuar në parkingun e pallatit.

 

Mjetit dyshohet paraprakisht se iu vendos lëndë eksplozive ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që shkak për shpërthimin të jetë bërë impianti i gazit.

 

Lidhur me këto dyshime hetuesit mblodhen provat ne vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

26-vjeçari, Lulzim Muça prej katër vitesh punon në shërbimin e policisë rrugore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re