Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sfiduar pasditen e sotme Lulzim Basha në lidhje me padinë në gjykatë, teksa theksoi se kreu i opozitës u tërhoq nga protesta në Astir pasi mori makinë 130 mijë euro nga “Viktoria Invest”, një prej kompanive që fitoi tenderin për ta ndërtuar rrugën. Nga Farka, Veliaj tha:

“Luli më kishte hedhur në gjyq, por më kishte hedhur në gjyq vetëm për një pjesë të gjërave. Pyetja e parë qe kam është: Ore, ky pse s’më hedh në gjyq për të gjitha? Fjala vjen pse nuk më hedh në gjyq kur i them që ai e la atë protestën e “Astirit” se kapi një makinë nga një nga kontraktorët.

Ai e di që “Viktoria Invest”, 130 mijë euro makinë, ia dha Lul Bashës: “Lali mbylle gojën sepse unë e kam fituar tenderin” edhe e la protestën. Unë e di dhe çfarë pronash ka marrë. Jam gati ta provoj edhe për shtëpitë që ka këtu në kufi me Lundrën, atë e kap Petrela se një përrua i ndan. E di edhe që gënjen që pallati i tij nuk është prishur nga tërmeti sepse aty jetojnë të gjithë të tjerët”, tha Veliaj.

Drejtuesi politik i PS për Tiranën deklaroi se Lulzim Basha kërcënon çdo biznes me gjoba, gjersa të marrë pagesën. “Pyetja është kur ky të mbyt në rrena në opozitë, siç ishte rrena e tramit – e ka parë njeri tramin në Tiranë? – imagjino çfarë rrenash dhe gjobash të vendos ky po të jetë në pushtet.

Ky ka një listë pagesash mujore. Çfarë biznesi ke ti? Ti ke biznes rrugësh, ne do të shajmë ty në qoftë se ti nuk paguan biznesin në rrugë dhe të paguash tek kunati një kosto çdo muaj. Çfarë biznesi ke ti? Je ndërtues, ne do t’i sulemi lejeve të tua, siç iu sulëm lejeve tek hotel “Tirana”, por sapo ti na pagove ne e lamë atë.

Çfarë biznesi ke ti? Ti ke fituar një tender elektronik; ti tenderin elektronik do ta ndash me ne dhe ne do t’i bëjmë bashkë ato gjurmët e gishtave, se po se bëre me ne, ne do të sulemi tek ty, do të degjenerojmë, po nuk pagove. Dhe kështu u vendosin gjoba çdo biznesi”, u shpreh Veliaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re