Spanja i është mirënjohëse Serbisë për mosdërgimin e letrës në Komisionin Evropian për qëndrimin e saj se rastet e Kosovës dhe Katalonisë nuk mund të krahasohen.

Kështu  tha ambasadori spanjoll në Beograd, Miguel Fuertes Suares për numrin e sotëm të gazetës “Politika”.

“Spanja i është mirënjohëse Qeverisë së Serbisë se për momentin nuk e ka ngritur këtë çështje siç edhe ka shpjeguar tashmë Presidenti Aleksandar Vuçiq”, tha ambasadori spanjoll, shkruan klan kosova. Beogradi zyrtar hoqi dorë ditë më parë nga dërgimi i kësaj letre me kërkesë të Spanjës me arsyetimin që të mos përkeqësohet situata në  vend.
Serbia kishte planifikuar që përmes letrës t`i bënte thirrje 22 anëtarëve të Bashkimit Evropian që të rishqyrtojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës me arsyetimin se Katalonia është një shembull i qartë i këtij gabimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re