
Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, S.G, dhe 15-vjeçari R.H (i lënduari) janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike “Dea”.
Fillimisht sherri ka nisur me fjalë “pse të kalosh ti i pari dhe jo unë”.
Pas kësaj 13-vjeçari ka nxjerrë thikë dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.
I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 13-vjeçari nuk është kapur ende nga policia.
“Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave”.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te prindërit, duke rikthyer në vëmendje problematikën e sigurisë në shkolla dhe konfliktet mes të miturve.
