Anëtarët e familjes Teqja kanë ngritur një padi në gjykatën Administrativë në lidhje me një sipërfaqe toke në Farkë, që sipas tyre duan t’ua marrin me një VKM.

Në një deklaratë për mediat, ata thanë se toka ishte në ishte në përdorim nga Rezervat e Shtetit, por qeveria me një VKM ia kaloi Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të ndërtuar një kompleks sportiv 94 mijë metra katrorë.

“Gjykata ishte e shqetësuar për praninë e palëve, m’u drejtua pse i ke marrë. Janë shumë pronarë dhe ata duan të vijnë të dëgjojnë për pronën e tyre. Më erdhi keq që gjyqtari e ka marrë për presion si praninë e mediave, si të qytetarëve. I jemi drejtuar gjykatës për një të drejtë tonën që na është cenuar. Qytetarët duan të vijnë nuk mund t’iu them mos hajdeni.

Pala e paditur Ministria e Mbrojtjes kishte kërkuar të vinte si person i tretë, por ne nuk pranuam sepse nuk e ka më si pronë.

VKM ka hequr nga administrimi i kësaj prone, ia ka hequr këtë të drejtorisë së rezervave të shtetit dhe ia ka kaluar FSHZH për ndërtim të një kompleksi sportiv. pra i ka ndryshuar destinacionin. Me ligj duhet t’ia ofronte pronarit së pari.

94 mijë metra katrorë nuk e di çfarë kompleksi sportiv do bëhet në Farkë, as Olimpiku i Romës nuk e ka kaq.

Vendimi i komisionit është që të respektohet vendimi i marrë. Pronarët nuk kërkojnë asgjë më shumë veçse atë që është e njohur me këtë vendim të komisionit. Shteti sikur ta kishte pronën e vetë ia ka lënë FSZH. FSHZH mund të shkonte të blinte toka në Farkë, ka sa të duash. pronarët kërkojnë atë që kanë të njohur me të drejtë. 80 vite që pronarët nuk gëzojnë dot pronën e tyre. Seanca e radhës është më 18 për të shtuar s pronë të paditur dhe rezervat e shtetit”, tha akovatja.

Një nga pronaret tha se nuk janë njoftuar nga qeveria për këtë vendim, dhe se e FSHZH ua mori pa i pyetur.

“Pse te prona jonë e gjetën ta bëjnë Kompleksin Olimpik. Ne e kemi marrë vesh kur na tha avokatja që prona iku. E mori fondi i zhvillimit pa na pyet fare. Ne kemi qenë me të drejtën tonë”, thotë një nga pronaret.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re