Lugina e Valbonës është një nga atraksionet kryesore turistike të vendit tonë, por vetëm pak ditë më parë dy turiste të huaja, një belge dhe një franceze humbën jetën në shtegun Valbonë-Theth. Turistët ishin pjesë e një grupi prej 4 personash, që po eksploronin alpet.

 

Grupi dyshohet se ka ngatërruar rrugën dhe si pasojë, dy prej tyre kanë rënë në humnerë. Presidenti i Federatës së Alpinizmit, Artur Guni, shprehet se këto situata vijnë nga mos njohja e terrenit nga turistet dhe mos shoqërimi nga një guidë vendase.

 

ARTUR GUNI

 

PRESIDENTI FEDERATËS ALPINIZMIT

 

Guida në Alpet ndryshojnë sipas stinës , sepse aplikacionet që ata kanë mund të jetë veror, por në alpe akoma nuk ka shkrirë dëbora, dhe kjo rrezikon jetën e tyre. Kërkohet që guidat të jenë të shoqëruar nga vendas, për t’ia bërë sa më të lehtë guidën sepse ata e njohin mirë terrenin.

 

Guni thotë se shumë shpejt Federata e Alpinizmit dhe Ministria e Kulturës do të vijnë me një projekt të përbashkët, që do të bëjë të mundur sinjalistikën e munguar në të gjithë vendin.

 

Federat alpinizmit po punon edhe për ngritjen e një ekipi kërkim-shpëtimi së bashku me emergjencat civile, duke marrë eksperiencë nga Kosova që e ka tashmë një të tillë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re