Turqia mund të jetë një nga vendet udhëheqëse për të ndihmuar në shpërndarjen e vaksinës kundër Covid-19 në kontinentin e vjetër, për shkak të kapaciteteve të mëdha të prodhimit.

Një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike të Turqisë tha se mund të prodhojë 10 milion shiringa të posaçme për vaksinat në vit dhe ka aktualisht më shumë se 100 milion shiringa, duke tejkaluar vendet europiane.

“Kemi kapacitet të jashtëzakonshëm shiringash,” tha Dr. Oguz Akbas, një ekspert që ka punuar në studimet e vaksinave dhe ka bashkëpunuar me autoritetet turke. “Turqia ka një kapacitet shumë të madh prodhimi krahasuar me vendet europiane”.

Akbas beson se ka rreth 10 kompani në Turqi që mund të prodhojnë vaksina dhe të ndihmojnë dërgimin e tyre në rajoni, veçanërisht për shkak të hovit të madh që ka marrë industrisë farmaceutike në vend.

“Unë mendoj se Turqia mund të ketë një rol udhëheqës në shpërdarje, por prodhimi i vaksinës është pjesa më e vështirë,” tha ai. Nadir Ulu, drejtor i kompanisë farmaceutike “Gen Ilac”, tha se firma mund të prodhojë deri në 10 milion shiringa në vit.

“Unë mendoj se nëse do të kemi qasje ndaj vaksinës, do të mund ta shpërndajmë së pari  për popullatën tonë, dhe atëherë ne do të jemi të lumtur të ndihmojmë edhe vendet e tjera,” tha ai.

Ai shpjegoi se zbulimi dhe prodhimi i një formule të lëngshëm për vaksinën do të ndodhte jashtë vendit, dhe më pas do të paketohej në shiringa e prodhuara paraprakisht në Turqi. Ulu thotë se kompania e tij po bashkëpunon në kërkime për një vaksinë të mundshme kundër Covid-19, por se nuk mund të zbulojë detaje për ecurinë e tyre.

Ai gjithashtu beson se disa kërkime për një vaksinë për koronavirusin po zhvilloheshin edhe në Turqi, ku është shumë më lirë të kryhen në krahasim me Europën ose SHBA. Turqia ra dakord javën e kaluar për të bashkëpunuar për një vaksinë me Rusinë dhe për të kryer prova të përbashkëta klinike. Studiuesit në Turqi kanë filluar tashmë testimin e vaksinave të mundshme tek kafshët.

Doktor Ergin Kocyildirim, profesor në Universitetin e Pittsburghut, thotë se megjithëse qeveria turke planifikon të përmirësojë prodhimin e vaksinave në përgjithësi, në mënyrë që të rrisë eksportet, pengesat janë të mëdha.

“Edhe pse sistemi shëndetësor i centralizuar dhe i monitoruar nga qeveria duket në formë shumë të mirë, cilësia e trajnimit mjekësor dhe numri i hulumtimeve shkencore janë shumë të kufizuara,” shkroi ai. Kocyildirim shtoi se vetëm 4% e popullsisë turke merr vaksinën e gripit sezonal.

“Kostoja e lartë dhe vetëdija shumë e ulët për vaksinimin e moshës madhore e bëjnë më të vështirë planifikimin e një programi të fortë vaksinimi në Turqi,” deklaroi ai. Megjithatë, Ankaraja ka dhënë shumë ndihma mjekësore gjatë pandemisë, përfshirë edhe ato që janë dërguar në vendin tonë.

Qeveria tha se po siguronte maska ​​dhe pajisje të tjera mjekësore për vendet në Lindjen e Mesme, si dhe në Europë. Paketat dorëzohen me vulën e Zyrës së Presidentit në vend të Republikës së Turqisë, duke cuar kështu në rritjen e profilit të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili është akuzuar vazhdimisht nga homologët e tij për shkelje e të drejtave të njeriut.

“Sektori mjekësor ka ndihmuar në rritjen e ndikimit të Turqisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë”, sipas Aykan Erdemir, një ish ligjvënës nga partia kryesore e opozitës që tani është drejtor i Programit për Mbrojtjen e Demokracisë në Turqi. “Shpërndarja e vaksinës do t’i ofrojë Ankarasë burime shtesë së bashku me dërgesat e pajisjeve mbrojtëse personale për të forcuar ndikimin e saj gjatë pandemisë së Covid-19,” thekson Erdemir./Si

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re