Në seancën që zgjati disa orë në KPK, përfaësuesi i ONM-së Theo Jacobs është përfshirë në debate me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, në këtë rast subjekt i rivlerësimit.

Jacobs, është shprehur prerë se nuk do të kishte dashur një prokuror si Ndoja, ndërkohq që i ka konsideruar të pavërteta deklarat e tij.

“Meqënëse kam te drejtën të ndaj opinionin tim me ju. kur po përgatitesha për seancën po mendoja nëse do doja të kisha një prokuror si ju? Po ta them qartë: Jo ! Kur ju u rikthyet në 2008 mbasi ishit pezulluar për disa vite kam kontrolluar deklaratën tuaj dhe ju në atë kohë deklaronit se fitonit 250 mijë euro në vit si avokat.

Nuk e di se sa gjyqtarë nga 2005 deri në 2007 fitonin po aq sa ju? Shumë gjyqtarë do të kishin qenë të lumtur nëse do fitonin si ju. Unë pyes pse ky individ do dojë të jetë prokuror kur krahasuar me pagën e prokurorit që fitonte 1 të dhjetën që ju fitonit si avokat. Ju thoni që u bëtë prokuror sepse donit t’i shërbenit vendit dhe doni të kapni kriminelë.

E di nga ky proces , por ju nuk jeni një prej tyre. Arsyeja e dytë ju lëvizni nën shoqërinë e personave te gabuar dhe kjo nuk do të thotë që ka lidhje me hetimet tuaja, por sidomos në Shqipëri këta persona që nuk janë dënuar, kjo është një përgjigjje në një kontekst shqiptar.

Në përgjigje ndaj përfaqësuesit të ONM, prokurori Ndoj u shpreh se titullin e magjistratit e ka fitur me mund, ndërsa pretendoi se e gjithë pasuria e tij është e ligjshme dhe se ai plotësonte kushtet ligjore për të qenë prokuror.

“Do bëj sqarim unë kam deklaruar 150 mijë euro të ardhura në vit si avokat dhe jo sa thatë ju. Titullin e magjistratit e kam fituar me shumë mund dhe djersë dhe u riktheva në punë pasi humbisja titullin për të cilin kisha luftuar gjithë jetën. Unë nuk u përkas revolucionarëve, por fakti që kam të ardhura të ligjshme është zgjidhja ime që u bëra prokuror.

Ky koment që bëni ju sepse unë i plotësoj kushtet ligjore dokumentare për prokuror. Ndjej keqardhje kur thoni 60 perqind e prokuroreve nuk i përmbushin kushtet. S’kam asnjë kompleks inferioriteti të përballem me Theo Jacobs në nivel ekspertize, përvec moshës . Kudo konventat janë njëlloj. Mendoj se po te kishim punuar bashkë do kishe patur perceptim tjetër dhe ndryshe dhe jo kaq sipërfaqsor. Shkoni pyesni njerëzit se njerëzit na njohin.

Fakti se ky sistem s’ka dënuar ca nuk është argument që përdoret ne kete panel. Po them dhe dicla tjetër, në asnjë vend të botës nuk gjykohen gjyqarët dhe prokurorët per vendimet e tyre, por per shkaqet dhe parimet. Kjo që thoni ju jane biseda kafesh” – u shpreh ai.

Vendimi për prokurorin e Durrësit do të jepet në datën 6 Maj.

‘Zbërthehet’ Ndoja/ “Nuk është përgjegjësi e imja të di nëse njerëzit që ulen në tavolinë janë të dënuar”, akuza për qeverinë që e bëri ‘tabelë qitje’: Çfarë më tha shoferi para se të vdiste

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re