Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar sot situatën në Shkodër, për të cilën tha se qytetarët nuk kanë respektuar masat ndaj ka dhe shumë raste të konfirmuara. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Pipero u shpreh se me çfarë ai kishte inforacion, qytetarët kishin shkuar nëpër lokale dhe kanë marrë pjesë në varrime, që të janë të ndaluar gjatë pandemisë.

“Shkodrën do ta konsideroja si një rast të veçantë. Unë mendoj që në tërë këtë menaxhim dy janë indikatorë të rëndësishëm që tregojnë ecurinë e saj: së pari gjurmimi i rasteve pozitive dhe së dyti është respektimi i masave të qeverisë. Mesa duket njëra nga këto hallka, në mos të dyja kanë çaluar

Unë kam informacion se gjurmimi ka vazhduar me intensitet në Shkodër, ndërkohë kam informacion se qytetarët nuk kanë respektuar masat e marra nga qeveria. Kanë marrë pjesë në varrime, kanë freuentuar lokalet. Është situatë që duhet të analizohet nga epidemiologët. Me pak më shumë përkushtim nga bluzat e bardha dhe shumë ndërgjegjësim nga qytetarët situata do të vihet nën kontroll”, u shpreh Pëllumb Pipero.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re