Dy ditë më parë në publik shpërtheu një konflikt mes presidentit Meta dhe kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Përplasja teknike dhe ligjore që një nga ato gjëra që publiku e ka tejet të vëshitira ti kuptojë. Fjala është për mënyrën se si do zgjidhej anëtari i dytë i Gjykatës Kushtetuese.

Ilir Meta, me anë të një letre njoftoi se ka pezulluar përkohësisht procesin e përzgjedhjes pasi ka hasur shkelje dhe parregullsi

Në pretendimet e presidentit citohet Kushtetuta e cila ka përcaktuar se si bëhet plotësimi i kësaj gjykate. Presidenti, Kuvendi, dhe Gjykata e lartë, caktojnë sejcili një nga së paku tre propozimet që i parazgjedh Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED). Por ky proces është i përcaktuar mirë nga ligji themeltar i shtetit. Ai e ka të shkruar e zeza mbi të bardhë edhe radhën se si kryhen emërimet, ku i pari përzgjedh kreu i shtetit, i dyti parlamenti dhe e treta Gjykata e Lartë. Të treja këto institucione kanë nga 30 ditë kohë për të bërë përzgjedhjen e tyre, përndryshe postin e merr automatikisht ai që është klasifikuar i pari nga KED.

Deri këtu gjithçka është e qartë dhe në bazë të kësaj rruge Meta zgjodhi edhe anëtarin e parë të Kushtetueses Besim Muçi. Sipas ligjit radha i takonte kuvendit të votonte për pjestarin e listës që do të shihte si më të arsyeshëm.

Por, këtu loja fillon të shndërohet nga teknike dhe ligjore, në tejet politike. Se për të gjitha vendet që janë në lojë, KED, e kryesuar nga Ardian Dvorani, i akuzuar shpesh nga opozita si vegël e PS-së, ka filluar të manipulojë.  Në vend që ti’a dërgonte në të njëjtën kohë listat me kandidatët e pikëzuar të gjitha institucioneve, Dvorani, me vullnet personal, ia ka nisur ato vetëm presidencës dhe gati dy javë më vonë Parlamentit.

Po përse?

Sepse Rilindjes, që i është futur procedurës së shkarkimit të kreut të shtetit, i duhet me ç’do kusht kapja e kushtetueses.

Dhe si mund ta arrijë këtë?

Duke shkelur me të dy këmbët rradhën që përcakton ligji themeltar i shtetit. Pra duke e vënë presidentin të zgjedhë njëkohësisht edhe anëtarin e parë (Besnik Muçi) edhe të dytë, pa bërë më parë parlamenti zgjedhjen e tij.

Në fakt, kjo lojë me radhë dhe me afate 30 ditore, duket për një sy të pastërvitur si një finesë krejt e parëndësishme ligjore. Por pikërisht aty fshihet tendenca që rilindja të kapë kushtetuesen. Dhe ja sepse.

Në lojë janë gjithsej katër vende, dy që do i emërojë parlamenti dhe dhy presidenti. Duke qenë se ky i fundit e zgjodhi Besnik Muçin kanë mbetur edhe tre emërime për tu bërë.

Por, KED e drejtuar nga Dvorani, që do ti shërbejë partisë, së pari, me shpejtësi duke e rimëkëmbur Kushtetuesen siç u është zotuar Rama ndërkombëtarëve, edhe së dyti duke e plotësuar me emrat që i duhen atij, ka gjithsej në lojë katër kandidatura të radhitura në këtë mënyrë sipas pikëzimit të vetë KED:

1.Arta Vorpsi 89.642

2.Fiona Papajorgji 88.785

3.Elsa Toska 85.428

4.Marsida Xhaferllari 82.000

Nëse sipas ligjit radha do ti takonte parlamentit, ai do të qe i detyruar të vinte gishtin në një nga tre emrat të renditur tek tre të parët nga lista e mësipërme.

Por, nëse ndodhte kështu, kreu i shtetit do të zgjidhte nga tre emrat e vetëm të mbetur në listë. Dhe paranoja e rilindjes dhe ushtarit të bindur Dvorani ishte se mos Ilir Meta shpinte në kushtetuese, Marsida Xhaferllarin qe ata e patën renditur të katërtën (foto Poshte).

Po kush është kjo juriste, për të cilën edhe kur hartuan pikëzimin e listave, militantët Dvorani dhe Arta Marku i dhanë në mënyrë skandaloze, zero pikë gjatë procesit të klasifikimit në KED.

Ajo ndaj jetën e saj private me ish deputetin e PD-së Enkeled Alibeaj dhe ka qenë inspektore e këshillit të Lartë të Drejtësisë, kur atë e drejtonin presidentët Nishani apo Meta. Dhe për të penguar marrjen e postit në Gjykatën Kushtetuese prej saj, Ardian Dvorani ka qenë i gatshëm të shkelë ligjin dhe të përdhosë kushtetutën.

Si kryetar i KED, jo vetëm që ndryshe nga gjithë anëtarët, ai i uli në maksimum pikët e saj, por ai me vullnet personal i mbajti në sirtar listat e hartuara një muaj më parë, duke ia çuar presidentit me vonesë për ti bërë dy zgjedhjet në të njëjtën ditë. Ai shkatërroi kështu, personalisht, radhën e vendosur nga kushtetuta që presidenti nuk mund të zgjedhë edhe anëtarin e dytë, pa plotësuar më parë parlamenti vendin vakant që i takon.

Kjo qe edhe arsyeja, jo e vogël, që Meta rrefuzoi të bëhej pjesë e këtij manipulimi të Rilindjes duke shpallur pezullimin e procedurës

Prandaj të gjithë ata që kanë parë lajmet, shkëmbimin e korespondencës dhe konfliktin e Meta-  Dvorani, as nuk duhet të ngatërrohen, as nuk duhet të shohin pas tij një betejë personale.

Deri më parë ata kanë shkuar mjaft mirë. Madje Dvorani, në kohën kur në pushtet ishte Berisha, qe njëri nga pesë gjyqtarët që paturpësisht i dha Metës pafajësinë në videon e famshme të Dritan Priftit.

Por, tani kohët kanë ndryshuar, pushteti po ashtu dhe Ardian Dvorani i shërbën partisë së radhës. Prandaj ai po shkel me dy këmbët kushtetutën. Thjeshtë ia ka kërkuar Rilindja.

Lapsi.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re