Kur studenti indian Suami studionte për drejtësi në University College, Londër. Një profesor, nuk e pëlqeu shumë.

Një ditë, profesori ishte duke ngrënë një drekë në mensën e ngrënies, pikërisht atëherë Suami erdhi së bashku me tabakanë e tij dhe u ul pranë profesorit.

Profesori duke u përpjekur të shfrytëzonte momentin, i tha Suamit, “Z. Vivekananda, një derr dhe një zog nuk ulen bashkë.”

Suami e shikoi dhe me qetësi u përgjigj: “Mos u shqetëso profesor. Unë do të fluturoj larg nga këtu.” dhe duke thënë këtë Suami u ngrit dhe shkoi dhe u ul në një tryezë tjetër.

Profesori u skuq nga inati dhe mezi po priste një mundësi tjetër për ta bërë të tijën.

Të nesërmen, profesori në klasë i bëri një pyetje Suamit, “Nëse do të ecje në rrugë dhe do të gjeje një arkë, ku brenda së cilës ishte një thes me mençuri dhe një thes tjetër me para dhe mund të marrësh vetëm njërën prej tyre. Atëherë cilën do të merrje ti Suami?”

Pa hezituar Suami u përgjigj: “Atë me para, sigurisht.”

Profesori, duke buzëqeshur me sarkazëm, tha: “Po të isha unë në vendin tënd, do të kisha marrë një thes me urtësi.”

Suami ngriti supet dhe u përgjigj: “Secili merr atë që nuk ka”.

Profesori u zemërua më shumë nga kjo. Aq i papërmbajtur u bë, sa kur pa fletën e provimit Suami Vivekananda, Ai nuk e vështroi apo kontrolloi por thjesht shkroi “dështak” mbi të dhe ia dorëzoi Suamit.

Suami Vivekananda mori fletën e provimit dhe u ul në tryezën e tij.

Pas disa minutash, ai u ngrit me fletën në dorë dhe shkoi te profesori dhe i tha me një ton dinjitoz të sjellshëm, “Profesor, ju hodhët firmën tuaj në fletën time, por keni harruar të më jepni notën”.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re