Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe moderatorja Vjola Spiro kanë qenë dy nga  personazhet e ftuara në rubrikën “N’fermë” në emisionin “E Diell’.

Në një moment, teksa ishin duke pastruar në stallën e lopëve, Vjola i thotë Ervinit se përse gjithmonë vetëm bërtet e shan, duke iu referuar këtu daljeve të tij publike. Salianji tha se e bën këtë gjë sepse kur thotë 100 gjëra të mira nuk dëgjohet nga njerëzit, ndërsa kur thotë diçka të gabuar ajo mbahet mend.

Vjola: Ti gjithmonë të gjitha me negativitet i merr, e sheh të zezën kudo, çfarë ke kështu?! Sepse e kam parë edhe te daljet e tua, vetëm bërtet, shan.

Ervini: Është kështu mo, kur thua 100 gjëra pozitive nuk të dëgjojnë njerëzit, nëse thua një gjë negative të mbetet dhe mbetet kjo.

Vjola: Ti je roli i keq i filmit? Ervini: Po, por ndryshon.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re