Zëdhënësi i Kishës Katolike në Shqipëri, Dom Mark Pashkja ka folur për kërkesën e Kishës drejt Parlamentit shqiptar për ndalimin e simboleve komuniste.

Ai shprehet se kjo kërkesë erdhi nga Kisha Katolike duke marrë shkas nga disa fenomene të caktuara, ndërsa shtoi se komunizmi ishte një sistem që prodhoi mohimin e të drejtave të njeriut.

Ndërsa historiani dhe ish-socialisti Pëllumb Xhufi tha se kërkesa e Kishës Katolike ka karakter politik dhe se po bën një ndërhyrje ‘sparkatë’, pra politike sipas tij.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga Dom Mark Pashkja dhe nga gazetari e studiuesi Erald Kapri, në studion e ‘Open’.

Pjesë nga debati:

Pashkja: Pse kjo kërkesë vjen tani? Nuk është vetëm një reagim ndaj disa fenomeneve të caktuara. Komunizmi ishte  një sistem që prodhoi një mendim dhe një filozofi që në thelb këto fenomene prodhuan mohimin e të drejtave themelore të njeriut. 30 vite pas rënies së regjimit, është koha që me anë të këtij ligji ti bëjmë një shërbim historisë dhe së ardhmes. Veprimi i Kishës Katolike nxitet nga rrethanat e tanishme sociale. Janë vënë re shenja të harrimit të historisë duke sjellë një relativizëm të krimit.

Xhufi: Mua më duket që ky dokument ka një karakter politik. Jam i bindur se me çfarë kujdeset Kisha Katolike, do thoja që është një ndërhyrje në sparkatë. Është një ndërhyrje politike. Është një tentativë, kjo duke parë dhe momentin ku mungon një opozitë reale. Kisha do të marrë një rol në këtë çështje.

Komunizmi shqiptar nuk mund ta vësh në një plan me nazizmin dhe fashizmin. Mesa di unë komunistët shqiptar nuk kishin plan për të pushuar territoret e huaja, u përgjigjën thirrjes që bëri Pakti i Atlantikut. Tërhoqi rininë më të mirë shqiptare, studentët, që dhanë një atribut dhe u përgjigjën thirrjes së kohës. Tjetër gjë fashizmi e nazizmi, që të jemi të qartë ky është një debat që është hapur dhe në vendet e tjera evroipiane.

Pashkja: Në vendet e tjera është mbyllur

Xhufi: Nuk kam mbaruar. Sot ka një rrezik tjetër. Te ne komunizmi u rrëzua në vitin1992 me shumicë votash. Të gjithë e donin ndryshimin. Sot s’ke një parti parlamentare. Ke individë nostalgjikë që dalin për 1 majin apo për 5 majin.

Kapri: S’ka të bëjë partia.

Xhufi: Kur flet ti nuk ndërhyj unë. Gjithsesi unë s’të mbaj inat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re